Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se një samit historik me Kim Jong-un të Koresë së Veriut i paralajmëruar për muajin e ardhshëm, mund të shtyhet.
Ai po fliste duke marrë Presidentin e Koresë së Jugut, Munin Jae-in, në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar samitin. Javën e kaluar, Korea Veriore kishte paralajmëruar se mund të anulojë samitin nëse SHBA-të këmbëngulin në heqjen dorë të armëve bërthamore në mënyrë të njëanshme.
Nëse kjo nuk ndodh, ndoshta do të ndodhë më vonë.
Donald Trump
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ai citohet të ketë thënë se takimi me Kim Jong-un ka "shans të konsiderueshëm", të ndodhë në qershor.
Samiti historik i 12 qershorit është paramenduar të zhvillohet në Singapor. Ai pasohet nga takimi historik mes Kim dhe Moon në prill të këtij viti.