Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani autorizoi kalimin e 10 cisternave me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Komentet Trump i bëri gjatë mbledhjes së Kabinetit qeveritar në SHBA, ku tha se kjo ishte një ‘dhuratë’ nga Irani, të cilën e kishte përmendur disa ditë më parë.
Më tej Trump tha se iranianët "janë luftëtarë të tmerrshëm dhe negociatorë të shkëlqyer".
Por Presidenti amerikan shtoi se nëse ata nuk braktisin ambiciet e tyre bërthamore, SHBA-të do të bëhen makthi i tyre më i keq.
"Ata kanë mundësinë të braktisin përgjithmonë ambiciet e tyre bërthamore dhe të hapin rrugë të reja. Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do të jemi makthi i tyre më i keq. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë t'i godasim", theksoi Trump.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vritet shefi i Marinës së Pasdaranëve! Trump: Irani autorizoi kalimin e 10 anijeve cisternë përmes Hormuzit si dhuratë! Nëse s’tërhiqen, ne do jemi makthi i tyre











