Trump ironizon Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë! Ai është biznesmeni më i mirë në planet

Trump ironizon Zelenskyn: Sa herë vjen në SHBA largohet me 60 miliardë dollarë! Ai është biznesmeni më i mirë në planet

Donald Trump

Donald Trump ka sulmuar Volodymyr Zelensky, duke thënë se presidenti ukrainas po refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës që shpërtheu në vitin 2022.

"Ne vazhdojmë t'i japim miliarda dollarë dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje," tha zoti Trump. “Sa herë që vjen në vendin tonë, largohet me 60 miliardë dollarë, mendoj se është biznesmeni më i mirë në planet”, shtoi me sarkazëm manjati gjatë paraqitjes së tij në fushatën e tij në Karolinën e Veriut.

"Kaq shumë të vdekur (...) çdo marrëveshje, madje edhe marrëveshja më e keqe, do të ishte më e mirë se ajo që keni tani," vazhdoi ai.

"Ju keni një vend që është fshirë nga harta, ai nuk mund të rindërtohet," shpjegoi zoti Trump. “Do të duhen qindra vjet për t'u rindërtuar. Nuk do të kishte para të mjaftueshme edhe nëse i gjithë planeti do të mblidhej së bashku”, tha ai.

Gjithashtu, Donald Trump fajësoi presidentin demokrat në largim Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e tij dhe rivalen presidenciale Kamala Harris për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke thënë se ai do t'i jepte fund nëse zgjidhej më 5 nëntor.

"Ata nuk do të jenë të kënaqur derisa të dërgojnë fëmijë nga Amerika" për të luftuar në Ukrainë, argumentoi manjati. "Ne nuk do të dërgojmë ushtarët tanë të vriten në anën tjetër të oqeanit" nëse ai fiton, premtoi ai.

Presidenti Biden mirëpret sot Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ukrainas pritet të paraqesë në takim një "plan fitoreje" të shumëpërfolur kundër Rusisë.

Zelensky kishte shprehur pak ditë më parë dëshirën për t'u takuar me zotin Trump gjatë vizitës së tij në SHBA, por, sipas një raportimi të uebsajtit të lajmeve Politico, ky skenar tani duket se është i përjashtuar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2024 04:26

    Dhe ti je kukulla me e shtrenjte qe ka blere Putini ndonjehere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar