Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se është “i zhgënjyer” nga emërimi i udhëheqësit të ri suprem të Iranit. Duke iu përgjigjur një pyetjeje se kush duhet të drejtojë vendin, Trump tha: “Më pëlqen ideja e dikujt nga brenda, funksionon mirë. E kemi bërë në Venezuelë: është një formulë që funksionon mirë”.
Trump nuk ka bërë të ditur se kush sipas tij duhet të drejtojë Iranin. Ai e konsideron shumë qartë të papranueshëm liderin e ri suprem të Iranit, djalin e ajatollahut të vrarë Khamenei.
Megjithatë, ai ende nuk e ka bërë të qartë se cili është opsioni i tij i preferuar, apo se si një figurë e tillë do të mund të merrte drejtimin e vendit.
Në të njëjtën kohë, Trump thotë se udhëheqja e Iranit është shkatërruar, çka ngre pyetjen se kush saktësisht ai dëshiron të drejtojë vendin.
I pyetur për këtë, Trump u përgjigj se dëshiron dikë nga brenda dhe e tha këtë qartë, duke përmendur si model Delcy Rodriguez nga Venezuela.
Megjithatë, mbeten shumë pikëpyetje për zgjedhjen e Trump. Sipas vetë deklarimeve të tij, shumë nga liderët e Iranit janë vrarë dhe disa figura më të moderuara thuhet se janë vrarë gjatë sulmeve të SHBA.
Lajmi kryesor:
Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin! Izraeli valë të re sulmesh në Teheran











