SHBA-të mund të ndalojnë së ofruari ndihmë ushtarake për Ukrainën. Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump Jr. e tha këtë gjatë një forumi në Doha.
Sipas Guardian , kur u pyet nëse presidenti amerikan mund të ndërpresë ndihmën ushtarake për Kievin, Trump Jr. u përgjigj se ishte e mundur, duke shtuar se babai i tij është një nga njerëzit më të paparashikueshëm në politikë.
Trump Jr., i cili nuk ka asnjë rol në administratë, është megjithatë një figurë e shquar në botën e Maga-s dhe gjithmonë ka kundërshtuar mbështetjen amerikane për Ukrainën.
Trump Jr. sulmoi gjithashtu BE-në, duke pretenduar se sanksionet evropiane nuk po funksionojnë dhe thjesht kanë rritur çmimin e naftës, të cilën Rusia mund ta kishte përdorur për të financuar luftën e saj.
'Plani evropian është le të presim që Rusia të falimentojë, por ky nuk është një plan", përfundoi ai.
Ai tha se Donald Trump mund ta braktisë procesin e paqes në Ukrainë. Djali më i madh i presidentit, Donald Trump Jr. , nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke theksuar se Volodymyr Zelensky po e zgjat luftën sepse e di që nuk do të fitojë nëse ajo mbaron.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Në një linjë me SHBA, por plani duhet të modifikohet! Meloni-Zelenskyt: Mbështetje ndaj Trump-it për një paqe të drejtë











