Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se administrata e tij po diskuton tarifat e reja për mallrat kineze deri më 1 shkurt, duke ngritur spektrin e një lufte tregtare hakmarrëse me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Trump e bëri këtë kërcënim në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Në të njëjtën konferencë, Trump veçoi Bashkimin Evropian për çekuilibrat shqetësues tregtarë me SHBA-në dhe gjithashtu u zotua se do t'i godasë ato me tarifa në një moment.

"Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq me ne. Ata na trajtojnë shumë shumë keq. Ata nuk marrin makinat. Nuk na i marrin fare makinat. Ata nuk i marrin produktet tona të fermës, në thelb... Pra, ata do të kenë tarifa. Kjo është e vetmja mënyrë për t'u rikthyer. Është e vetmja mënyrë për të arritur drejtësi. Ju nuk mund të keni drejtësi nëse nuk e bëni këtë",-është shprehur presidenti republikan.

Një vendim i tillë nuk është vendosur ende nga qeveria amerikane, por nëse do të ndodhë zyrtarët e BE-së duket se nuk do t'i gjejë të papërgatitur, siç kuptohet nga eurokomisioneri për ekonominë. 

"Në aspektin strategjik është e rëndësishme që BE dhe SHBA të punojnë së bashku. Ne po punojmë me administratën e re amerikane për të gjitha këto çështje, por është gjithashtu e qartë se ne jemi gati të mbrojmë vlerat, interest dhe të drejtat tona nëse do të jetë e nevojshme. Nëse do të jetë nevoja që të mbrojmë interest tona ekonomike në do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale",- është shprehur Valdis Dombrovkis, Komisioner Europian për Ekonominë.

Në vitin 2023, BE eksportoi më shumë se 502 miliardë euro mallra drejt SHBA ndërsa volumi i importit kalon shifrën 340 miliardë euro sipas shifrave të Komisionit Evropian.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni

Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni