Në një deklaratë kontradiktore me kërcënimet e mëparshme, Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka pezulluar 'sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit' me kërkesë të vendeve të Gjirit, pasi sipas Presidentit amerikan, janë duke u zhvilluar negociata shumë serioze për t'i dhënë fund konfliktit.

Më herët Trump deklaroi në një intervistë për mediat amerikane se nuk do të ketë 'asnjë lëshim' nga ana e SHBA-ve, teksa kërcënoi Iranin, duke deklaruar se 'Teherani e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë, nëse nuk do të arrijnë një marrëveshje'.

Nga ana tjetër, Irani i ka propozuar SHBA-ve një marrëveshje për një armëpushim të gjatë, në këmbim të hapjes së Ngushticës së Hormuzit. Kështu raportuan për mediat e huaja disa burime iraniane të njohura me çështjen.

Të shtunën, Trump mblodhi në klubin e tij të golfit këshilltarët e tij më të lartë të sigurisë për të diskutuar për luftën në Iran. Kështu raportoi CNN, duke saktësuar se në takim morën pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe i dërguari special Steve Ëitkoff.

Media të tjera kishin shkruar se takimi pritet të zhvillohej të martën. Të dielën shefi i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi një telefonatë me aleatin e tij, kryeministrin e izraelit Benyamin Netanyahu me të cilin siç raportojnë mediat izraelite kanë diskutuar skenarin e rikthimit në luftë.

“Trump duhet të marrë një vendim. Nëse ai vendos të rifillojë sulmet me Iranin, ka gjasa që Izraeli të thirret për të marrë pjesë.” Kështu raportoi Ynet, duke cituar një burim izraelit në lidhje me telefonatën, që zgjati më shumë se gjysmë ore, të zhvilluar mes kryeministrit izraelit dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bllokuar ditën e sotme flotiljen humanitare “Sumud” në Qipro, e cila ishte drejtuar drejt Gazës, për të çuar ndihma. Raportohet se shumë persona që ishin në flotilje janë ndaluar, mes të cilëve edhe shqiptari Baki Goxhaj dhe 12 shtetas italianë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Trump: E pezullova sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit, sepse janë duke u zhvilluar negociata serioze

1778477037_donaldtrump.jpeg

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka pezulluar "sulmin e planifikuar ndaj Iranit" për nesër, me kërkesë të Emirit të Katarit, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo lëvizje sipas Trump, vjen ndërsa po zhvillohen negociata serioze për t’i dhënë fund konfliktit.

"Negociata serioze janë duke u zhvilluar", deklaroi mes të tjerash Trump.

"Kam udhëzuar Sekretarin e Luftës Pete Hegseth, Kryetarin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjeneral Daniel Caine dhe Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara që të mos e ekzekutojnë sulmin e planifikuar ndaj Iranit ditën e nesërme", shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetin social, Truth Social.

Ora 21:15
Presidenti Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim, Irani po negocion me dinjitet, autoritet dhe respekt për kombin

1777556746_masoudpezeshkian.jpg

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se dialogu nuk do të thotë dështim, teksa shtoi se Republika Islamike po zhvillon dialon me dinjitet, autoritet dhe respekt për kombin.

"Dialogu nuk do të thotë dorëzim. Republika Islamike e Iranit zhvillon dialog me dinjitet, autoritet dhe respekt për të drejtat e kombit dhe në asnjë rrethanë nuk do të heqë dorë nga të drejtat legjitime të popullit dhe vendit", shkroi Presidenti Pezeshkian.

Komentet e Presidentit iranian erdhën ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rriten, në një kohë që po diskutohet për një rifillim të mundshëm të luftimeve.

"Ne do t'i shërbejmë popullit në mënyrë racionale dhe me gjithë forcën tonë, deri në fund, dhe do të mbrojmë interesat dhe nderin e Iranit", shtoi Pezeshkian.

Ora 20:21
Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim ndaj Teheranit! Irani e di se çfarë do të ndodhë

1778521245_donaldtrump.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se "nuk është i hapur" për asnjë lëshim ndaj Teheranit.

Komentet Presidenti i bëri në një intervistë me Neë York Post, duke shtuar se Irani e di "çfarë do të ndodhë së shpejti".

Deklaratat e Trump janë në vazhdën e kërcënimeve të ditëve të fundit të Presidentit ndaj Iranit, duke ushtruar presion ndaj Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje.