Në mes të kritikave për respektin e tij të lartë për presidentin rus ish-presidenti Donald Trump përdori këtë javë një intervistë me "Just the News" për t'i kërkuar Putinit të publikojë çdo informacion kompromentues dhe të dëmshëm që mnd të ketë ai për familjen Biden.
Ish-presidenti Donald Trump pretendon se një oligark rus i ka dhënë dhjetë vjet më parë Hunter Bidenit, djalit të dytë të presidentit Joe Biden, 3.5 milionë dollarë, për bashkëthemelimin e një kompanie.
Hunter Biden
Shtëpia e Bardhë e kritikoi ashpër Donald Trumpin për intervistën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, tha se vetëm një Donald Trumpi mund t'i shkojë në mendje në një situatë të tillë se "tani është koha e duhur për të bërë skema me Vladimir Putinin dhe për t'u mburrur për lidhjet e tij me Vladimir Putinin."
Taktikë e vjetër e Trumpit
Kjo nuk është hera e parë që Trumpi bën thirrje për ndihmë nga Rusia për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. Gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 kundër demokrates Hillary Clinton, republikani u bëri publikisht thirrje hakerëve rusë të ndihmonin në gjetjen e emaileve të Klintonit, duke thënë: "Rusi, nëse po dëgjon, shpresoj të jesh në gjendje të gjesh 30,000 emailet".
Deri tani nuk ka asnjë provë që Hunter Biden është përfshirë në marrëdhënie të paligjshme me Rusinë. Por ai është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për evazion fiskal në lidhje me bizneset e tij në Kinë. Djali i presidentit është kritikuar nga Trump dhe të tjerët edhe për aktivitetet e tij financiare në Ukrainë./ DW
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Çfarë roli do të ketë Zonja e Parë në mandatin e dytë të Donald Trump?
22 Janar, 17:36
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
O Trump o debil o maskara burre nga Hitleri i shekullit 21 po kerkon ndihme ti nga Putini qe i ka lyer duart me gjakun e grave femijeve te Ukraines? Turp te kesh.
Përgjigju