Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme Kaja Kallas u shpreh se NATO nuk mund të ndërhyjë për hapjen e ngushticës së Hormuzit pasi ajo zonë është jashtë juridiksionit të Aleancës.

"Ne kemi qenë në kontakt me NATO-n më parë, por kjo është vërtet jashtë zonës së ndërhyrjes së NATO-s. Kjo është arsyeja pse kemi Operacionin Aspides, dhe ka shtete anëtare të gatshme të kontribuojnë, si në 'koalicionin e të gatshëmve' ashtu edhe në vetë operacionin, por është një zonë jashtë territorit të NATO-s. Nuk ka vende të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit", tha Kallas.

"Së pari duhet të diskutojmë se çfarë janë të gatshme të bëjnë shtetet anëtare në Ngushticën e Hormuzit. Ekziston gjithashtu diskutimi se mund të ketë ndërhyrje pasi të mbarojnë luftimet kryesore. Por sigurisht, ekziston nevoja për të rihapur Ngushticën e Hormuzit tani. Kështu që do ta diskutojmë këtë sot", shtoi ajo.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump paralajmëron NATO-n për Ngushticën e Hormuzit: E ardhmja e keqe nëse nuk ndihmoni! IDF nis ofensivën tokësore drejt Libanit jugor