Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.
Komente










Njerezit e saliut jane deri sa te jete gjall ai nuk shpetojme dhe nga tritoli , zjarret , sharjet .
Përgjigju