Kandidati republikan për president Donald Trump kërkoi ndjesë të premten pas bërjes publike të një videoje regjistruar në vitin 2005, ku ai tregon se si u afrohet grave për të kërkuar favore seksuale.
Përmes një deklarate Trump shprehet: "Kërkoj ndjesë në se dikush është ofenduar", duke iu referuar një artikulli të botuar fillimisht në gazetën "Washington Post", e cila siguroi videon me komentet denigruese të Trumpit rreth grave.
Kur bëri komentet Trump ishte duke folur me gazetarin Billy Bush të emisionit televiziv "Access Hollywood", në një bisedë private, në prani të vetëm disa pak personave, në një autobuz që po e çonte Trumpin në emisionin televiziv. Trump ndërkohë kishte mikrofonin në trup.
Në regjistrim ai thotë: "Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t'i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë". Dhe më tej vazhdon: "Kur je i njohur, ato të lënë të bësh ç'të duash".
Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.
Në deklaratën ku kërkon ndjesë Trump thotë se: "Ato ishin biseda private, që ndodhën shumë vite më parë. Bill Clinton më ka thënë gjëra shumë më të shëmtuara në fushën e golfit, që as nuk u afrohen këtyre që kam thënë unë".
Kandidati për zv. President të SHBA, Mike Pence është distancuar nga deklaratat e Donald Trump.
“Unë nuk mund të toleroj apo justifikoj fjalët e Donald Trump. Si bashkëshort dhe si baba unë ndihem i ofenduar nga fjalët dhe veprimet e përshkruara nga Donald Trump" tha Mike Pence.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Pol Rajën, tha se ishte i neveritur nga ajo që kishte dëgjuar dhe se kandidati republikan nuk do të marrë pjesë në një konferencë të partisë të shtunën, ku ishte planifikuar të fliste.
Edhe republikanë të tjerë të lartë, si kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus, i dënuan komnentet.
Ngjarja ka bërë jehonë në median sociale, duke u kthyer në armën më të fuqishme që ka patur në dorë deri tani Partia Demokrate për të bindur gratë e pavendosura dhe votues të tjerë që të mbështesin zonjën Clinton.VOA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
44.9%
-
Opozitës
8.9%
-
Qytetarëve
46.1%
Vota total: 9025
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten
6 Gusht, 14:00
-
EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase
6 Gusht, 13:48
-
Mbante 8 kg kokainë në banesë, arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! I gjenden 80 mijë euro cash, monedha floriri dhe koleksion i rrallë
6 Gusht, 13:47
-
E kërkojnë shumë klube, Chelsea 'tremb' të interesuarit për Armando Brojën! Arsyeja pse Blutë s'e shesin
6 Gusht, 13:42
-
Kalaja kallëzoi 3 gjyqtarët që urdhëruan rihapje e vrasjeve të 21 janarit! Reagojnë avokatët: S'ka bazë ligjore e bëjnë për presion! Berisha në shtator thirret në SPAK
6 Gusht, 13:25
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në Kosovë, analistja për Report Tv: Kurti është kritikuar se po nxit tensione! Krisje të marrëdhënieve me presidenten Osmani
6 Gusht, 13:24
-
Një ditë pas zgjedhjeve, ‘lufta’ Tiranë-Athinë ‘s’pi ujë’ në Himarë! Qytetarët për Report Tv: Hallet tona turizmi e pronat! Zgjodhëm punëtorin, jo dembelin
6 Gusht, 13:24
-
Rregullorja për policët italianë në qendrën e emigrantëve në Lezhë, Sindikata proteston: Faji i një zyrtari të zellshëm!
6 Gusht, 13:20
-
Durrës/ Po dërgonte një person në spital, makina përplaset me furgonin pasi hyri me semafor të kuq
6 Gusht, 13:09
-
Paris 2024/ Ekipet tërheqin sportistët, polemika për ujin e Senës: Po notojmë në hale
6 Gusht, 13:07
-
'I ka hyrë zhanrit tallava, dikur shante kolegët', Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për këngën e fundit
6 Gusht, 13:04
-
Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, shpëtojnë për mrekulli 4 turistët në Berat, e kishin marrë me qira
6 Gusht, 12:49