Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se kur të përfundojë konflikti në Iran, çmimet e naftës dhe të gazit do të bien ndjeshëm.
"Kur të mbarojë kjo luftë, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër do të bien", tha mes të tjerash Trump.
Trump shtoi më tej se bllokada e porteve iraniane po funksionon 100%, teksa shtoi se negociatat me Iranin nuk po japin rezultatet e duhura.
“Bllokada e porteve iraniane po funksionon 100%. Negociatat me Iranin janë duke vazhduar, por për momentin ato nuk po japin rezultate. Ata janë shumë të çorganizuar. Nuk mund të merren vesh me njëri-tjetrin. Nuk e dinë kush është udhëheqësi i vërtetë", shtoi Trump.
Ndërsa kur u pyet për sulme të mundshme, Presidenti Trump u përgjigj: "Pse duhet t'jua them?"
Ai shtoi më pas se e konsideron ligjin që kërkon autorizimin e Kongresit për të zgjatur luftën kundër Iranit përtej 60 ditëve "krejtësisht jokushtetues". "Nuk është përdorur kurrë më parë. Pse duhet të jemi ndryshe? Ne jemi gjithmonë në kontakt me Kongresin, por askush nuk e ka kërkuar kurrë më parë”
“Ndoshta do të shkoj," përfundoi Trump duke iu përgjigjur atyre që e pyetën nëse do të merrte pjesë në samitin e G7 në Francë në qershor.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Teherani paraqet një propozim të ri, Trump: S'e di nëse do arrijmë marrëveshje! Po shqyrtoj tërheqjen e trupave amerikane nga Italia, Spanja e Gjermania, s'na ndihmuan










