Donald Trump ka hapur një faqe të re "komunikimi", e cila thotë se do të publikojë përmbajtje "direkt nga tavolina" e ish-presidentit amerikan. Vendimi erdhi pasi ish-presidentit iu ndalua përdorimi i Twitter dhe u pezullua nga Facebook dhe YouTube pas trazirave të Kapitolit me 6 janar.
Trump ka prezantuar blogun e ri, që u mundëson mbështetësve të tij të shpërndajnë mesazhet në Facebook dhe Twitter.
Facebook tanimë mund të rishikojë vendimin tanimë që rreziku nga deklaratat e tij të ketë rënë ndjeshëm por nëse vendimi i tyre për të mbylljen e llogarisë bëhet përfundimtar ai nuk mund të apelohet.
Ky vendim është duke u shikuar me vëmendje nga politikanët, ekspertët për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, duke qenë se përbën një precedent.
Për dallim nga Facebook, platforma tjetër, Twitter, ia ka bllokuar atij përgjithmonë qasjen për shkak të situatës që më pas ka shpërthyer në Kongres më 6 janar.