Presidenti, Donald Trump gjatë vizitës në Britaninë e Madhe është bërë lajm disa herë në mediat prestigjoze për shkak të sjelljeve të tij.

Së fundmi një video e sikletshme e Trump është publikuar në rrjet gjatë një konference në Pallatin e Buckinghamit.

Trump gjatë fjalimit të Mbretëreshës Elizabeth edhe pse është përpjekur të rrijë zgjuar nuk i ka mundur t'i rezitojë dot dremitjes.

Teksa Mbretëresha 93-vjeçare po fliste për marrëdhëniet e ngushta Britani-Amerikë, Trump është filmuar me sytë mbyllur.

Ndërkohë edhe në fillim të vizitës së tij Trump u bë pretagonist i një tjetër incidenti ku e ka takuar mbretëreshën e Anglisë në të njëjtën formë që takohen njërëzit në përditshmëri.

Edhe pse kjo është një thyerje e protokollit nga Trump mesa duket Elizabeth nuk e ka patur shqetësim.