Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit nuk do të përfundojë brenda kësaj jave, por sipas tij lufta do të mbyllet “shumë shpejt”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për sa kohë do të zgjasë ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran, Trump tha se fundi i operacionit është afër, duke shtuar se Irani tashmë ka humbur shumë nga kapacitetet dhe drejtuesit e tij.
“Mendoj se shumë shpejt. Gjithçka që ata kishin është zhdukur, përfshirë edhe udhëheqjen e tyre”, u shpreh Trump, duke shtuar se shumica e njerëzve nuk e kanë dëgjuar as emrin e personit që përflitet si zëvendësues i ajatollahut në krye të Iranit.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan lëshoi edhe një paralajmërim për Teheranin lidhur me furnizimet me naftë. Trump tha se SHBA do të reagojnë “shumë, shumë më ashpër” nëse Irani tenton të bllokojë furnizimet me naftë.
Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi se nëse do të jetë e nevojshme, Shtetet e Bashkuara do të shoqërojnë anijet që transportojnë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Lajmi kryesor:
Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin! Izraeli valë të re sulmesh në Teheran











