Trump: Microsoft në bisedime për të blerë TikTok-un

Microsoft po negocion me TikTok për blerjen e platformës. Lajmin e dha Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u tha gazetarëve të hënën se negociatat kanë nisur ndërsa dëshira e tij sic raportohet nga Reuters do të ishte të shihte një luftë ofertash mbi aplikacionin.

Dy kompanitë nuk kanë pranuar ta komentojnë momentin dhe pikën në të cilën mund të jenë negociatat. Të hënën e kaluar Trump firmosi një urdhër ekzekutiv me të cilin I jepte kohë 75 ditë kompanisë që ka në pronësi aplikacionin që ta shiste atë tek një blerës amerikan.

Kjo diktohet edhe nga ligji i miratuar nga republikanët dhe demokratët vitin e kaluar dhe i konfirmuar nga gjykata supreme, sipas të cilit Bytedance që zotëron TikTok duhet të shitet për arsye të sigurisë kombëtare dhe ruajtjes së të dhënave të përdoruesve amerikanë. 

TikTok, i cili ka rreth 170 milionë përdorues amerikanë, ndërpreu shërbimin dy ditë para betimit të presidentit Trump i cili e riktheu atë funksional me urdhërin e tij.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti