Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se rrëzimi i regjimit të Ajatollahëve në Iran është më i rëndësishëm se fitimet e SHBA-së nga nafta.
Trump tha se SHBA-të janë prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe sipas tij, në situata konflikti si në rastin e Iranit, kur çmimet e naftës rriten, SHBA-së fitojnë më shumë para.
Por sipas tij, më e rëndësishme se këto para është rrëzimi i regjimit në Iran, të cilin Presidenti Trump e quajti ‘të ligë’.
Sipas Trump, duhet të parandalohet që Irani të prodhojë armë bërthamore, pasi sipas tij, do të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme dhe vende të tjera të botës.
"Shtetet e Bashkuara janë padyshim prodhuesi më i madh i naftës në botë, kështu që kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para. Por me interes dhe rëndësi shumë më të madhe për mua, si President, është parandalimi i një perandorie të ligë, Iranit, nga zotërimi i armëve bërthamore dhe shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe botës. Unë kurrë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë", shkruan Donald Trump në Truth.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mojtaba Khamenei jep mesazhin e parë: Vijojmë me bllokimin e Hormuzit! Shpërthim i fuqishëm në impiantin bërthamor iranian të Fordow





