Trump në samitin e NATO-s: Aleatët duhet të paguajnë 4% të GDP-së, na kanë para borxh

Trump në samitin e NATO-s: Aleatët duhet të paguajnë 4% të GDP-së, na kanë para borxh

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, nga samiti i NATO-s në Bruksel, ku marrin pjesë gjithë liderët e vendeve anëtare, ka rihapur edhe njëherë debatin për mbrojtjen. Trump ka thënë se vendet anëtare të NATO, paguajnë shumë pak për shpenzimet e aleancës. Sipas tij, këto vende duhet të paguajnë rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose GDP-së.

"Shumë vende nuk paguajnë atë që duhet," tha ai. "Dhe, sinqerisht, shumë vende na kanë borxh shumë para për shumë vite. Unë jam i shqetësuar, sepse Shteteve të Bashkuara u është dashur të paguajnë për ta. Pra, nëse kthehesh mbrapa 10 apo 20 vite, shikon se na detyrohen një shumë të madhe parash”.

Trump ka thënë se shifra prej 2% që jepet aktualisht nga vendet anëtare është shumë pak. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar kërkesën e Trump, raporton The Guardian.

NATO si një gurthemeli për sigurinë në botë që nga viti 1949, nuk ka një rregullore për anëtarësim dhe detyrime. Aleanca nuk parashikon abonim vjetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë