Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Gazetari: Tani i hapet rruga PD-së të vijë në pushtet! Haklaj: Berisha u shpall non-grata nga administrata e Trump-it

Ish-deputeti Azgan Haklaj dhe gazetari Almer Toska komentuan në ‘Studio Live’ zgjedhjen e Donald Trump si president i 47 i Amerikës. Haklaj thekson për Arbër Hitajn se lidhur me Ballkanin gjatë fushatës Trump ka shpalosur dy shtylla, atë të luftës ndaj korrupsionit dhe luftë ndaj ndikimeve të huaj në rajon, ato ruse, kineze dhe iraniane.

'Të shohim. Fituesi nuk gjykohet. Ka tejkaluar çdo sondazh dhe ka një fitore të thellë. E kemi ndjekur dhe fjalimin e tij gjatë fushatës. Në Ballkan ka dy shtylla luftë ndaj korrupsionit dhe luftë ndaj ndikimit të huaj. Rusi-Iran-Kinë. Ky është trinomi i huaj. Shpresojmë të vazhdoj ëndrra e Kosovës të bëhet pjesë e strukturave atlantike. Shpresojmë të ndaloj ekspansionin e Mickoskit në Shkup. Në Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedoni ka pasur përpjekje për institucionalizimin e anti amerikanizmit duke u kamufluar me anti sorosizmin.'

Lidhur me Kosovën, sipas Haklaj pritet të vijojë procesin e saj në anëtarësimin në aleancën e Atlantikut të Veriut.

'Tani nuk ka më dilemë Trump fitoi dhe nuk ka dilemë që politika të shprehin apo institucionalizojnë anti amerikanizmit. Nëpërmjet Trump Izraeli ka njohur Kosovën. Qeveria e zotit Kurti e ka lejuar dhe ka pranuar kombësi kosovare. Është shumë e tmerrshme të njohësh dy kombe shqiptare dhe kosovare. Shkon me filozofinë serbe, sllaviste. Që ka një komb shqiptar, jo dy. Është turp që institucionalizohet anti amerikanizmi.'

Gazetari Almer Toska sheh si personazh kryesor për Ballkanin tani e tutje, Richard Grenell.

'Në mandatin e parë administrata ka qenë e tërhequr në Ballkan. Trump është gjithmonë të mbështesi çdo qeveri që ofron stabilitet në rajon. Pritet, ka një peng ndryshimin e kufijve në Kosovë. Grenell ka lobuar fort për ndryshimin e kufijve. Është nxjerrë zbuluar nga Sali Berisha dhe mori kosto duke u shpallur non grata. Doli kundër ndryshimit të kufijve. Ngelet për tu parë me interes si do përfshihet administrata amerikane në Ballkan. Ka premtuar ndërprerjen e luftës në Ukrainë dhe Izrael. Grenell është afruar për të lobuar pranë PD. Gjatë kohës që ishte i papunë ishte lobues duke marrë si shembull rastin e Berishës duke hedhur akuza për administratën Biden dhe Blinken.'

Më tej Toska shton se ardhja e Trump mund të jetë një rast shumë i mirë për PD që të vijë në pushtet dhe Berishës ti hiqet non grata.

'Mori si shembull Berishën e loboi dhe e trumbetoi si gabim ndaj Shqipërisë. Mendoj se është lobuesi më i fortë i Berishës për të hequr non gratën. Me ardhjen e Trump PD-së i është çelur drita për të ardhur në pushtet. Si do e realizojë i mbetet vetë në dorë për të gjetur zgjidhjen e duhur, të formojë ekipn, programin dhe të ngrejë frymën dhe të arrijë qëllimin në 12 vjet. Grenell është njeriu kyç që do përdoret nga PD për dy qëllime. Qarkullon një informacion se Rama ka udhëtuar me një biznesmen shumë të fuqishëm në avion privat në SHBA, që ka lidhje me Trump dhe kanë qenë pranë fushatës së tij. E shoh me shqetësim ndikimin e Ramës me dhëndrin e Trump. Administrata Trump do mendojë më tepër se dhëndri i Trump. Ndryshimi i pushteti në Shqipëri do jetë i mundur.'

Ndërsa Haklaj nënvizon se non grata e Berishës u përpilua nga administrata e Trump në mandatin e parë dhe nuk ka arsye që ardhja e Trump të nxjerrë nga burgu Metën dhe Berishën.

'Me çfarë e shpëtoi Berisha ndarjen e Kosovës? Me Facebook? E arriti Ramush Haradinaj në samitin e Berlinit i vetëm. Nuk mendoj se Grenell do jetë ministër i jashtëm. Non grata Berisha është shpallur nga administrata Trump. Është proces i gjatë.'

Entuziazëm kemi pasur dhe në vitin 2000, Berlusconi, Bush, Berisha, tre B-të. Strategjia nuk ndryshon aq lehtë.

Për çfarë ke me i liruar? Pse tja heqi non gratën? Për çfarë është shpallur non grata? Minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë. Javën e kaluar a biseduam për mosbindjen civile? Ku shkoi mosbindja civile? U kthyen në parlament për komisionin Xhafa.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA 

‘Lufta’ tregtare, Kina përgatitet për negociata me SHBA