Më pak se 24 orë pasi njoftoi zgjatjen pa afat të armëpushimit me Iranin, Presidenti amerikan jep një afat të ri se kur mund të zhvillohet raundi i dytë i negociatave që pritej të zhvillohej këtë të mërkurë. Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, mund të zhvillohen që të premten, thotë New York Post, i cili ka shkëmbyer disa mesazhe me presidentin Donald Trump.
Burime pakistaneze i kanë zbuluar gazetës se përpjekjet për ndërmjetësim me Teheranin kanë rritur mundësinë që një raund i ri bisedimesh të zhvillohet brenda “36-72 orëve” të ardhshme. “Është e mundur!”, është përgjigjur Trump me mesazh ndaj kërkesës për koment nga New York Post.
Lajmi kryesor:
Lufta, Trump: Raundi i dytë i bisedimeve SHBA-Iran mund të mbahen të premten! Pasadaran sekuestrojnë 2 anije në Hormuz, godasin edhe një tjetër










