Trump nënshkruan projekt-ligjin për buxhetin

Trump nënshkruan projekt-ligjin për buxhetin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se ka nënshkruar projekt-ligjin e Kongresin që parashikon 1.3 trilonë dollarë shpenzime duke financuar qeverinë deri në 30 shtator.

Nënshkrimi erdhi disa orë pasi presidenti Trump kishte kërcënuar të vendoste veton ndaj projekt-ligjit duke fajësuar demokratët. Në një mesazh në Twitter më herët gjatë ditës presidenti shkruante se projekt-ligji nuk ofronte mbrojtje për emigrantët e rinj pa dokumente të cilët kanë mbërritur në SHBA kur kanë qenë fëmijë dhe se nuk financon plotësisht murin kufitar me Meksikën.

Ligji i ri i buxhetit parashikon rritje të mëdha të shpenzimeve ushtarake. Ai i jep fund përpjekjeve të gjata të Kongresit që nga vjeshta e kaluar për të financuar agjencitë federale dhe u lejon ligjvënësve të përqëndrohet në zgjedhjet e Kongresit që mbahen në muajin nëntor.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla