Foto: Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja ka “kontrollin absolut” mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani dhe Omani vijojnë negociatat për rikthimin e lundrimit në këtë rrugë strategjike detare. Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të përgjigjej ashpër nëse Irani do të sfidonte Uashingtonin.

“Tani për tani ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit. Ata nuk e kanë kontrollin, ne e zotërojmë atë”, u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve.

Ai shtoi se nëse Irani përpiqet të sfidojë SHBA-në do ta shkatërrojmë

“Ne do ta shkatërrojmë atë, unë nuk u besoj atyre”, tha Trump.


Lajmi kryesor:

SHBA e rebelët Huthi godasin anije në Bab el-Mandeb dhe Hormuz! Izraeli sulm masiv ajror në Libanin jugor