1768298327_trumpxijinping.JPG

Kina thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime" pasi Donald Trump njoftoi një tarifë doganore kundër atyre që bëjnë biznes me Iranin.

Tarifa doganore prej 25% hyn në fuqi menjëherë", njoftoi Trump të hënën, si pjesë e përgjigjes së tij ndaj shtypjes së protestave antiqeveritare të Iranit. Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit.

Në një postim në X, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington deklaroi se qëndrimi i Kinës kundër vendosjes pa dallim të tarifave është konsistent dhe i qartë.

"Luftërat tarifore dhe luftërat tregtare nuk kanë fitues, dhe shtrëngimi e presioni nuk mund t'i zgjidhin problemet. Proteksionizmi dëmton interesat e të gjitha palëve.", tha ndër të tjera zëdhënësi.


Lajmi kryesor:

Masakër në Iran, 12 mijë të vrarë gjatë protestave! Sipas regjimit janë 3 mijë! Trump: Ndihma po vjen! Moska: Kërcënime të papranueshme nga SHBA-ja