Kandidati për president i SHBA-së Donald Trump nuk ka pranuar t'i kërkojë falje senatorit John McCain për deklaratat e tij e bëra një natë më parë, ku shprehej se ai nuk ishte një hero lufte pasi është rrëmbyer gjatë luftës së Vientnamit.
 
 Donald Trump ka dyfishuar sulmet e tij kundër senatorit John McCain këtë herë duke publikuar një letër të hapur nxitje të publikuar më 19 korrik në “USA Today”.

Trump është shprehur disa herë kundër emigrantëve meksikanë duke i quajtur ata përdhunues dhe më pas është shprehur se “ilegalët” vijnë tek ne dhe janë ata që vrasin fëmijët e tyre.

Më e fundit prej Trump ka qenë rreth rrëmbimit të McCain në Vietnam, ndërkohë që është shprehur “Më pëlqejnë njerëzit të cilët nuk janë kapur”, vijon me deklaratat e tij kundrejt sistemit mjekësor të veteranëve dhe gjithashtu edhe Mccainit.

“McCain ka braktisur vetëranët tanë, unë do të luftoj për ta.

Ai vijon të denigrojë veteranët në spitale, ku sistemi mjekësor për ta është një tmerr."

Trump gjithashtu premtoi se ai do të sigurojë sistemin mjekësor më të mirë në univers për kujdesin ndaj veteranëve.

"Do të keni mundësi të keni shërbimin më të mirë kudo dhe kurdo."-përfundoi McCain. 

trump

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)