Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjen vilës nga FBI: Dokumentet bëjini publike menjëherë

Trump nuk kundërshton publikimin e urdhrit për bastisjen vilës nga FBI: Dokumentet bëjini publike menjëherë

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që të publikohet menjëherë urdhri i FBI-së për bastisjet e vilës së tij në Florida. Deklarata e Trump vjen disa orë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë i kërkoi gjykatës që të bëjë publik urdhrin. Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland tha se kërkesa bëhet për shkak të interesit publik për këtë çështje.

Përmes një postimi në Truth Social, ish-presidenti Trump shkruan se jo vetëm që nuk do ta kundërshtojë publikimin e dokumenteve, por do ta mbështesë drejtësinë që urdhri të bëhet publik menjëherë. Trump vijon të thotë se bastisjet e Byrosë Federale të Hetimeve në pronën e tij në Mar-a Lago ishin “të pajustifikueshme dhe të panevojshme”.

“Unë jo vetëm që nuk e kundërshtoj publikimin e dokumenteve... Unë do të bëj edhe një hap më tej duke i inkurajuar që të publikojnë menjëherë këto dokumente. Publikoni dokumentet menjëherë”, shkruan Trump.

Departamenti i Drejtësisë bëri me dije një ditë më parë se ka bërë kërkesë për publikimin e dokumenteve, që zakonisht mbesin konfidenciale kur një hetim është në zhvillim e sipër. Por, sipas departamentit publiku duhet të dijë pse FBI-ja bastisi shtëpinë e ish-presidentit Trump.

"Interesi i qartë dhe i fuqishëm i publikut për të kuptuar atë që ndodhi në këto rrethana rëndon shumë në favor të çvulosjes," thanë avokatët e departamentit të drejtësisë në një mocion të paraqitur në gjykatën federale të enjten.

Trump kishte afat deri të premten në orën 15:00 për të kundërshtuar publikimin. FBI dyshohet se bastisi banesën e Trump pasi dyshohet se ka marrë disa dokumente nga Shtëpia e Bardhë. Sipas Washington Post , duke cituar burime anonime, dokumentet lidhen me armët bërthamore. Ende nuk dihet se sa shumë informacione mund të ketë në dokumente nëse ato bëhen publike.

FBI bastisi shtëpinë e Trump ditën e hënë, ndërsa kjo bastisje në shtëpinë e një ish-presidenti ka ndodhur për herë të parë në historinë e Amerikës. Trump dhe republikanë të tjerë kanë kritikuar këtë vendim të FBI-së dhe kanë thënë se është i nxitur politikisht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja