Trump: Obama ka lindur në SHBA
Rikthehet Clinton: Jam shumë mirë

Trump: Obama ka lindur në SHBA<br />Rikthehet Clinton: Jam shumë mirë
Pas një kohe të gjatë konstestimi për nënshtetësinë e presidentit Obama kandidati republikan Trump pranon se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka lindur në SHBA.

Ndërsa nga ana tjetër kandidatja demokrate Clinton rikthehet në fushatë duke deklaruar se është shumë mirë.

“Barack Obama ka lindur në SHBA” është kjo deklarata që stafi elektoral i kandidatit republikan Donald Trump pranon pas një kohe të gjatë dyshimi.
 
Më herët, Trump ishte një prej liderëve të të ashtuquajturës Lëvizja e Lindjes që vinte në dyshim nënshtetësinë e presidentit Obama.

Por tashmë, fushata e Trump akuzon Hillary Clinton se e sajoi këtë gënjeshtër gjatë garës për kandidaturën brenda Partisë Demokratike në vitin 2008.

Lëvizje e Lindjes pretendonte se Obama kishte lindur në Kenia dhe jo në Hauai, diçka që e skualifikonte nga presidenca.
 
Analistët mendojnë se deklarata e fushatës së Trump që pranon se Obama lindi në Hauai, nuk është pranim i gabimit, por përpjekje për të lënë fajin në derën e Clinton-it.

Ndërkohë rivalja i është rikthyer fushatës pas incidentit në 11 shtator dhe gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore “ Jam shumë mire”, tha Clinton nga mitingu i saj në Karolinën e Veriut.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri