Trump: Paditë ndaj meje janë iniciuar nga Bideni i korruptuar

Trump: Paditë ndaj meje janë iniciuar nga Bideni i korruptuar

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Xhorxhia.

“Me kalimin e kohës njerëzit harrojnë! Të gjitha këto akuza dhe padi kundër meje janë iniciuar nga ‘i korruptuari Joe Biden’ dhe fashistët e së majtës radikale”, shkroi Trump.

Ai tha se kjo ishte arma e zgjedhur demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024, raportojnë mediat e huaja.

“Është arma e tyre e zgjedhur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale 2024. Në të vërtetë, ata besojnë se lidershipi republikan nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i ndaluar mashtrimin e tyre. Por, unë do t’i ndaloj, sepse nuk kemi zgjidhje, nëse nuk fitojmë, nuk do të kemi më vend”, shkroi Trump.

Ditë më parë, ish-presidenti Trump është fotografuar në burgun e krahinës Fulton në Xhorxhia.

Trump mori 13 akuza në lidhje me një plan të dyshuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Xhorxhia.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu