Donald Trump kthehet të kërcënojë Kubën pas rënies së Maduros. "Për shumë vite," shkruan ai në Truth, "Kuba jetonte me sasitë e mëdha të naftës dhe parave që vinin nga Venezuela.

Në këmbim, Kuba u ofroi 'shërbime sigurie' dy diktatorëve të fundit venezuelianë , por jo më! Venezuela tani ka SHBA-në, ushtrinë më të fuqishme në botë (me shumë mundësi!), që e mbron atë. Nuk do të ketë më naftë apo para për Kubën - zero! Unë rekomandoj fuqimisht arritjen e një marrëveshjeje, para se të jetë tepër vonë "

Jo vetëm kaq, presidenti amerikan ripostoi një postim në mediat sociale duke sugjeruar se  Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i lindur nga prindër emigrantë kubanë, do të bëhej udhëheqësi i ardhshëm i Kubës. Komenti i Trump në ripostim ishte: "Kjo tingëllon si një ide e shkëlqyer!"

Ndërkohë përgjigja e Kubës ndaj Trump ishte e shpejtë. Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez theksoi se Kuba "nuk merr, dhe as nuk ka marrë ndonjëherë, kompensim monetar ose material për shërbimet e sigurisë të ofruara për ndonjë vend" dhe se "ndryshe nga Shtetet e Bashkuara", ajo nuk ka "një qeveri që angazhohet në aktivitete mercenare, shantazh ose shtrëngim ushtarak kundër shteteve të tjera".

Postimi përfundoi duke deklaruar se "ligji dhe drejtësia janë në anën e Kubës" dhe se "Shtetet e Bashkuara po sillen si një hegjemon kriminal dhe i pakontrolluar që kërcënon paqen dhe sigurin , jo vetëm në Kubë dhe në këtë hemisferë, por në të gjithë botën". Rodriguez gjithashtu pohoi të drejtën e ishullit për të "importuar karburant nga ato tregje që janë të gatshme ta eksportojnë atë dhe që ushtrojnë të drejtën e tyre për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre tregtare pa ndërhyrje ose nënshtrim ndaj masave shtrënguese të njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara"./Corriere della Sera

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
Kuba: SHBA me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar po kërcënon paqen dhe sigurinë

Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodriguez në një postim në platformën X ka deklaruar se Kuba nuk ka marrë kompensim për shërbimet e sigurisë që i ka ofruar ndonjë vendi tjetër.

Ai shtoi se Kuba ka të drejtë të importojë karburant nga çdo vend që është i gatshëm ta eksportojë atë. Rodriguez akuzoi Shtetet e Bashkuara për shfaqjen e sjelljes kriminale që kërcënon paqen botërore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Kuba duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se vendi nuk do të marrë më naftë apo para.

“Kuba nuk merr, dhe as nuk ka marrë ndonjëherë, kompensim monetar ose material për shërbimet e sigurisë të ofruara për ndonjë vend. Ndryshe nga SHBA-të, ne nuk kemi një qeveri që angazhohet në aktivitete mercenare, shantazh ose shtrëngim ushtarak kundër shteteve të tjera.

Si çdo vend, Kuba ka të drejtën absolute për të importuar karburant nga ato tregje që janë të gatshme ta eksportojnë atë dhe që ushtrojnë të drejtën e tyre për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre tregtare pa ndërhyrje ose nënshtrim ndaj masave të njëanshme shtrënguese të vendosura nga SHBA-të.

Ligji dhe drejtësia janë në anën e Kubës. SHBA me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar kërcënon paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kubë dhe në këtë hemisferë, por në të gjithë botën”, shkruan ai.