Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar në ditën e tretë, sulmet që po zhvillohen ndaj Iranit nga ushtria amerikane dhe ajo izraelite. Në një intervistë për CNN, Trump flet me entuziasëm për vijimin e operacionit deri tani. “Po i masakrojmë. Mendoj se po shkon shumë mirë”, tha Donald Trump në një intervistë me CNN për çështjen e Iranit. “Ende nuk kemi filluar t’i godasim fort, vala e madhe ende nuk ka ndodhur. Do të vijë së shpejti,” shtoi presidenti amerikan.
Lajmi kryesor:
Zgjerohet harta e luftës/ Irani lëshon raketa drejt Gjirit Persik dhe Qipros: Goditëm zyrën e Netanyahut! Trump: Një valë e madhe sulmesh do të vijë së shpejti










