Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane të menjëhershme për të ndërmarrë sulme ndaj Iranit. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Financial Times, duke hedhur poshtë spekulimet se po përgatitet të përshkallëzojë konfliktin me Teheranin pas zgjedhjeve të mesmandatit.
Në një bisedë telefonike gjashtëminutëshe me gazetën britanike, Trump u shpreh i kënaqur me situatën aktuale të përballjes me Iranin, megjithëse la të hapur mundësinë e veprimeve të tjera ushtarake nëse do të ishte e nevojshme.
“Duket se po marrim gjithçka që duam”, deklaroi presidenti amerikan, duke sinjalizuar se për momentin nuk sheh nevojë për një ofensivë të re kundër Republikës Islamike.
Lajmi kryesor:
LIVE TV-Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e votimit në 6 shtete! Demokratët në avantazh në Senat, Trump: Gati të përdor kompetenca të frikshme nëse humbas!




