Trump për Fox News: Nëse nuk do të kisha fituar, SHBA-të do të kishin vdekur! Biden i fali të gjithë por duhej të falte veten

“Me të vërtetë besoj se nëse nuk do të kisha fituar zgjedhjet, Shtetet e Bashkuara do të kishin humbur përgjithmonë” deklaroi Donald Trump në intervistën e tij të parë si president në Fox Neës.

"Të gjitha problemet që ka Amerika tani janë të zgjidhshme: me angazhim, punë dhe para," shtoi manjati në Zyrën Ovale.

Trump akuzoi kundërshtarët e tij demokratë se nuk kanë shfrytëzuar mirë burimet e ujit për të shuar zjarret në Kaliforni. Miliarderi është i bindur se nga kufiri me Kanadanë, që ndodhet në veri, mund të vijë ujë për Kaliforninë, e cila është përballë me zjarret në jug.

Duke u ndalur tek faljet e paraardhësit të tij pak para se të linte detyrën Trump tha

"Biden i ka falur të gjithë por më parë duhej të falte veten"

Ndërkohë Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder, ish-drejtor ekzekutiv i linjave të fast food-it, “Hardee’s” dhe Carl’s Jr.,  si ambasador të Shteteve të Bashkuara pranë Bashkimit Evropian.

“Andy është një avokat, sipërmarrës, komentator ekonomik dhe autor bestsellerësh,” ka deklaruar presidenti amerikan në platformën e tij sociale Truth.

“Gjatë 17 viteve si CEO, Andrew udhëhoqi kompaninë për të dalë nga vështirësi të mëdha financiare, duke e ndihmuar të mbijetojë,” shtoi Trump, i cili dihet se ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Bashkimin Evropian.

Në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë si president, Trump e kishte emëruar Puzder,

për Sekretar të Punës, por ai u detyrua të tërhiqej përpara se të merrte detyrën, pasi ishte përfshirë në disa raste gjyqësore.

Ai kishte pranuar se për disa vite kishte punësuar një punëtore shtëpie pa kontratë të rregullt. Ish-bashkëshortja e tij e kishte akuzuar për dhunë në familje, por më vonë akuza ishte tërhequr. Gjatë karrierës së tij si avokat në Misuri, Puzder ishte gjithashtu një figurë e lëvizjes kundër të drejtës për abort.

Emërimi i tij duhet tani të konfirmohet nga Senati.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin

Zyrtare/ Juventusi gjen sulmues, i merr PSG-së Kolo Muanin