Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka nevojë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë në negociatat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.
“Nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm për të qenë në takime”, tha Trump në një intervistë për Fox Radio.
Ai shtoi se për vite me radhë e ka parë Zelenskyn duke negociuar dhe ka vënë re se ai nuk ka pasur asnjë shans të arrijë marrëveshje.
Trump ka kritikuar gjithashtu udhëheqësit perëndimorë për përpjekjet e tyre për të përfshirë Zelenskyyn në negociata me Rusinë, duke theksuar se Putin nuk ka nevojë të bëjë marrëveshje, pasi mund të marrë të gjithë Ukrainën.
Teksa u pyet nga gazetari në shkak i luftës është faji i Putinit, Trump u përgjigj: "Jam lodhur duke e dëgjuar, do t'ju them se çfarë".
I pyetur për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer në Uashington javën e ardhshme, Trump tha: "Ata nuk kanë bërë asgjë as për t'i dhënë fund luftës.
"Lufta vazhdon, nuk ka takime me Rusinë, asgjë fare. Macron është miku im, por askush nuk bëri asgjë", shtoi Trump teksa theksoi se e vetmja arsye pse Rusia iu bashkua bisedimeve për t'i dhënë fund luftës ishte për shkak të tij.
Lajmi kryesor:
Trump: Zelensky nuk është aq i dobishëm për bisedimet për paqen! Shtëpia e Bardhë: Së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes me Ukrainën për tokat me mineralet e rralla









