Donald Trump deklaroi të premten se refuzon idenë e një armëpushimi me Iranin, gati tre javë pas fillimit të luftës.

“Nuk dua të bëj një armëpushim. E dini, nuk bëhet armëpushim kur po shkatërrohet fjalë për fjalë armiku,” tha presidenti amerikan para mediave, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë drejt Floridës.

Ai shtoi: “Ne kemi neutralizuar marinën e tyre, forcën ajrore, kemi shkatërruar mbrojtjen e tyre ajrore, kemi shkatërruar gjithçka.”

Dhe më tej: “Ne jemi të lirë të lëvizim,” shtoi ai, duke pranuar megjithatë se Irani vazhdon të “bllokojë” Ngushticën e Hormuzit. “Por nga pikëpamja ushtarake, ata kanë mbaruar,” theksoi Trump.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Londra autorizon Uashingtonin të përdorë bazat britanike për sulmet në Gjirin Persik! Media: SHBA po dërgon 2.500 marinsa dhe edhe tre anije të tjera luftarake në Lindjen e Mesme