Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se planifikon të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“E njoh shumë mirë Kim Jong Un-in dhe ai do të jetë mirë për sa kohë që kemi një president të zgjuar”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën gjatë një vizite në pistën e helikopterëve që po ndërton në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
Ai shtoi se ka një marrëdhënie të mirë me të teksa vuri në dukje se Koreja e Veriut ka 7 armë bërthamore shumë të fuqishme.
“Fakti që unë shkoj mirë me të, kjo është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe. Ai ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme. Ata nuk duhet ta kishin lejuar kurrë këtë. Nëse do të isha president, nuk do ta kisha lejuar. Por ai i ka ato", tha Trump.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut mbeten të tensionuara, ndërsa Uashingtoni dhe Seuli vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak.
Një takim i ri mes Trump dhe Kim Jong Un do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik dhe do të rikthente në vëmendje përpjekjet për dialog lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.










Komente
Komento