Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga disa vende europiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë, duke i akuzuar aleatët se nuk kanë ofruar mbështetje në konfliktin me Iranin.
Duke folur për gazetarët, Trump e cilësoi “të mundshme” tërheqjen e trupave edhe nga Italia dhe Spanja përveçse në Gjermani. “Pse të mos e bëj? Italia nuk na ka ndihmuar fare dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme”, deklaroi ai. Sipas tij, vendet europiane nuk kanë reaguar me shpejtësinë dhe angazhimin e duhur, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën.
Presidenti amerikan shtoi se administrata e mëparshme kishte dhënë rreth 350 miliardë dollarë për Ukrainën, një vendim që ai e konsideroi të gabuar, duke argumentuar se konflikti nuk lidhet drejtpërdrejt me SHBA-të. “Ne jemi të ndarë nga një oqean. Është çështje e tyre, por ne po i ndihmojmë”, theksoi Trump, duke nënvizuar se në momentet kur Uashingtoni kishte nevojë për mbështetje, aleatët europianë nuk ishin të pranishëm.
Në të njëjtën kohë, Trump ka sulmuar edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke i kërkuar të fokusohet më shumë në luftën në Ukrainë dhe problemet e brendshme të Gjermanisë, si emigracioni dhe energjia, dhe të mos ndërhyjë në përpjekjet për eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian.
Ndërkohë, nga Berlin ka ardhur një reagim i ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan. Sipas një zyrtari të qeverisë gjermane, i cituar nga Politico, “politika e kërcënimeve të ashpra” e Trump ka “arritur kufirin” dhe nuk është më efektive.
Burimi theksoi se një tërheqje e trupave amerikane nga Gjermania do të dobësonte vetë Shtetet e Bashkuara dhe shtoi me tone kritike: “Pyesim veten se kur ‘të rriturit’ në Uashington do të rikthehen në skenë”. Gjermania pret që SHBA të tregojë më shumë përgjegjësi ndaj aleatëve të saj në kuadër të marrëdhënieve transatlantike.
lajm në përditësim...

Zyrtarë të lartë iranianë po përpiqen të shkarkojnë ministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi, duke e konsideruar atë tepër të rreshtuar me qëndrimin e kreut të Gardës Revolucionare në negociatat me Shtetet e Bashkuara. Kështu raporton media e lidhur me diasporën iraniane jashtë vendit, Iran International.
Sipas raportimeve, presidenti Masoud Pezeshkian dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf e akuzojnë shefin e diplomacisë se i ka anashkaluar dhe se nuk po vepron si ministër në përfaqësim të qeverisë, por si ndihmës i komandantit të Gardës Revolucionare, Ahmad Vahidi.
Duke cituar dy burime në dijeni të çështjes, media thekson se Pezeshkian u ka komunikuar bashkëpunëtorëve të tij se do ta shkarkojë Araghchi nëse situata vazhdon.
Ky zhvillim vjen në sfondin e zërave për mosmarrëveshje të forta mes zyrtarëve më të lartë iranianë lidhur me qëndrimet në bisedimet me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës dhe për ta bërë të përhershme armëpushimin aktual. Përplasjet lidhen sidomos me çështjen nëse programi bërthamor i Iranit duhet të përfshihet apo jo në negociatat për luftën.
Komente











Ky eshte rrot****zu komplet or teeeejjjjj
PërgjigjuMe idiot president se bo nona.harroi KY palla qe usat Ben pakt me rusine qe ne Nato sdo futrshin ish vendet e bashkimit sovjetik dhe e shkelzen.futen vendet balltike.ukrainen se futi dit deri para 8 vitesh sepse ishte vend pro rus atehere.ne momentin qe erdhi zelenski fillooi USA duke I ferki koken per ta fut ne Nato ene Tani thot ukraina sesht puna jon? Kta I hedhin benzin zjarrit e duan Masha ti nxjerrin geshtenjat.europa e tregoi pas 11 shtatorit punen e saj e ndihmon ne Afghanistan USA kundra talibaneve megjithese thadhethemet Jan qe kullat I kan hedhur ne ere te there Jo bin laden.nejse do te doja qe USA te ikte nga europa sepse Europa akoma se di fuqin e potencialin qe ka.
Përgjigju