Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shpërndarë një video ku dërgon mesazhin falenderues me rastin e ceremonisë së përurimit Presidencial.
 
Donald Lu falenderon shqiptarët për urimet e dërguara për Presidentin e ri dhe shprehet se pret që marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA të forcohet akoma më shumë.
 
Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar Presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta.
 
Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Washington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre.
 
Presim që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme të vazhdoje edhe gjatë Presidencës Trump
” u shpreh ambasadori amerikan në Shqipëri.
 
Sot Donald Trump do të marrë zyrtarisht Presidencën e SHBA.