Trump: Putin më i mirë se Obama
Ish sekretarja Clinton: Je i çmendu

Trump: Putin më i mirë se Obama<br />Ish sekretarja Clinton: Je i çmendu
"Putin është lider  më i mirë se Obama”, kandidati republican  Donald Trump i rikthehet  admirimit të tij për presidentin rus Vladimir Putin.  Deklaratën e mësipërme manjati i pasurive të patundshme e bëri gjatë një forumi ku ai dhe rivalja demokrate duhet t’iu përgjigjeshin pyetjeve të veteranëve ushtarakë.
Të dy kandidatët  përdorën të njëjtën skenë por pa u takuar asnjëherë ndërsa pritet që në 26 shtator të jetë edhe përballja televizive në universitetin Hofstra.  

 Debati vjen pikërisht dy ditë më vonë kur sondazhet treguan se Trump kryesonte lehtëshëm ndaj Clinton. Gjatë fjalimit Trump tha se  nuk ishte një fans i qeverisë ruse  por synonte të kishte raporte shumë të mira me Putin dhe Rusinë.
“Në vendin e tij është më shumë lider  ndërsa presidenti ynë e ka ndarë Amerikën” tha Trump.

“Kujdes nga idetë e krisura të Donald Trump-it. Ai njeri është i painformuar dhe sa herë hap gojën, aq më shumë e tregon se nuk mund ta drejtojë këtë vend". Ishte reagimi i presidentit Obama pas deklaratave të manjatit.
 
Ndërsa kandidatja demokrate  u shpeh se Trump është i papërshtatsëhm për të drejtuar Amerikën.  Sipas saj ai është i çmendur, i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm Clinton shtoi se nuk kishte qëllim të dërgonte trupa në Siri dhe Irak duke theksuar bashkëpunimin me Europën dhe Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, kandidatja demokrate, u përball me kritikat e veteranëve lidhur me atë që e quajtën mungesë përgjegjshmërie në administrimin e e-mail-eve të klasifikuara. “Bëra atë që duhej të bëja dhe e marr çështjen shumë seriozisht”, u mbrojt ish-Zonja e Parë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri