UASHINGTON – Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president I 47-të i SHBA-ve, teksa u betua me dorën mbi Bibël duke thënë fjalët e betimit të Kushtetutës. Mes duartrokitjesh ai artikuloi fjalimin e parë si president. Trump e pershkroi Amerikën që po merr në dorëzim shumë të zymtë, por tha se tani fillon periudha e artë e saj.
"Periudha e artë e Amerikës fillon që tani. Tani e tutje vendi ynë do të lulëzojë dhe të respektohet në të gjithë botën. Do të jemi zilia e çdo shteti dhe nuk do të lejojmë të na përdorim më. Në çdo ditë të administratës Trump unë do të vendos Amerikën të parën",-tha republikani 78-vjeçar.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj ish-numrit 1 të Shtëpisë së Bardhë të cilin e kishte vetem disa centimetra pas shpine.
"Sot, qeveria jonë përballet me një krizë besimi. Për shumë vite, një establishment radikal dhe i korruptuar ka nxjerrë pushtet dhe pasuri nga qytetarët tanë, ndërsa shtyllat e shoqërisë sonë ishin të thyera dhe në dukje të rrënuara plotësisht. Tani kemi një qeveri që nuk mund të menaxhojë as një krizë të thjeshtë brenda vendit dhe në të njëjtën kohë ngec në një katalog të vazhdueshëm ngjarjesh katastrofike jashtë vendit",- theksoi Trump.
Për emigracionin, Trump do të shpallë një gjendje emergjence në kufirin me Meksikën. Kriza energjitike dhe inflacioni janë disa nga problemet ku ai tha se do të veprojë menjëherë.
Autoritetet lokale do të kenë kompetenca të reja për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Sa i takon politikës së jashtme Trump u fokusua vetëm tek Kina dhe kanali i Panamasë, të cilin kërkon ta rimarrë mbrapsht për shkak të dëmeve tregtare ndaj anijeve amerikane.
Shpallja e grupeve të drogës si grupe terroriste dhe ndryshimi i emrit të Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës ishin të tjera zotime që presidenti i 47-të dha në sallë ndërsa shpalli ambiciet e reja për të pushtuar hapësirën, me misionet në Mars, që do të çojnë flamurin amerikan në atë planet.
Sipas traditës dhe protokollit, Trump dhe bashkëshortja e tij Melania zbritën më pas shkallët e Kongresit së bashku me ish-çiftin presidencial Biden.
Joe dhe Jill u përcollën me nderime drejt helikopterit presidencial, i cili i transportoi ata drejt bazës militare Endrjus. Biden përmbyll mandatin e tij 4-vjeçar të vështirë.
Demokrati 82-vjeçar me gjasë përfundon edhe karrierën e tij politike ku shënoi një rekord prej 50 vitesh në shërbim publik.
Ndiqni më poshtë të gjitha zhvillimet
Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino ka reaguar pas deklaratës së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të "marrin përsëri" Kanalin e Panamasë.
"Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm", tha Mulino në një deklaratë pas betimit të Trump.
Mulino gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Trump se Kina po "operon" kanalin, i cili lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.
"Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë", tha Mulino pa përmendur drejtpërdrejt Kinën.
Presidenti i Panamasë bëri thirrje për dialog për këtë çështje për të “sqaruar pikat e përmendura pa cenuar të drejtën” e vendit të tij, “sovranitetin total dhe pronësinë e Kanalit”.
Ndërkohë Autoriteti që menaxhon Kanalin e Panamasë i tha CNN se nuk ka një reagim për komentet e Trump.
Donald Trump dhe Melania Trump, 20 janar 2025
Presidenti i ri Donald Trump ka bërë disa batuta lidhur me veshjen e bashkëshortes së tij, tashmë Zonja e Parë, ditën e inaugurimit.
Fillimisht, ai u tregua një bashkëshort empatik duke mirëkuptuar dhimbjen e këmbëve që Melanisë mund t'i jëtë shkaktuar nga ecja e gjatë mbi taka, por nuk kurseu shakatë për kapelen e Zonjës së Parë,e cila ishte aq e gjërë saqë i mbulonte pothuajse gjysmën e fytyrës.
"Me atë kapele ajo për pak sa nuk fluturoi",-tha republikani 78-vjeçar.
"Amerika është kthyer". Kështu shkruan me shkronja kapitale Donald Trump në postimin e tij të parë në llogarinë zyrtare në X si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
"Çdo ditë të vetme do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje të trupit tim. Nuk do të ndalem derisa të kemi dhënë Amerikën e fortë, të sigurt dhe të begatë që fëmijët tanë e meritojnë dhe që ju e meritoni," shkroi ai më tej, duke përfunduar se "kjo do të jetë me të vërtetë epoka e artë e Amerikës".
AMERICA IS BACK. ??
— President Donald J. Trump (@POTUS) January 20, 2025
Every single day I will be fighting for you with every breath in my body. I will not rest until we have delivered the strong, safe and prosperous America that our children deserve and that you deserve. This will truly be the golden age of America. pic.twitter.com/cCuSV8Q44Z
Presidenti Donald Trump nisi rikthimin e tij në detyrë duke firmosur një sërë dokumentesh, nga emërimet deri te urdhrat ekzekutivë, gjatë një ceremonie nënshkrimi në Kapitol pas betimit të tij si president.
Donald Trump ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të zgjerojë territoret amerikane duke vendosur flamurin e SHBA-ve në Mars. Gjatë fjalimit të tij të inaugurimit, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndjekin "destinacionin e tyre të shenjtë" në yje, duke dërguar astronautë për të vendosur flamurin e SHBA-ve në planetin Mars.
Ai ka shtuar se kjo do të jetë një prej arritjeve më të mëdha të mandatit të tij si president.
Donald Trump, në fjalimin e tij pas betimit si presidenti i 47-të i SHBA-së, deklaroi se "do ta rikthejmë kanalin e Panamasë".
Gjithashtu, Trump tha se nga tani "do të ketë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër", gjatë fjalimit të tij pas betimit.
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, Whitehouse.gov, reflektoi transferimin e pushtetit në mesditën e parë të së hënës, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri betimin.
“AMERIKA ËSHTË RIKTHYER” theksohet në dizajnin e ri të faqes, me një foto të madhe të Trump-it. Paraprakisht, vizitorët e faqes shohin një video të shkurtër me momente nga mandati i parë i Trump-it.
“Çdo ditë do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje në trupin tim. Nuk do të pushoj derisa të kemi ofruar një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë, që fëmijët tanë meritojnë dhe që ju meritoni. Kjo do të jetë vërtet epoka e artë e Amerikës",- shkruan faqja, duke përsëritur fjalimin e tij të inaugurimit.
Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do të dërgojë ushtrinë për të përballuar valën e migracionit ilegal.
Nga rotonda e Kapitolit, Donald Trump sulmoi elitën "ekstremiste dhe korruptë" të Uashingtonit, duke kritikuar ashpër administratën e kaluar të Biden-it.
"Amerika do të rimarrë vendin e merituar si vendi më i madh, më i respektuar, do të admirohet në të gjithë botën, nga sot do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës, do ta quajmë Gjiri i Amerikës."
"Jam shpëtuar nga Zoti për një arsye, për ta bërë Amerikën përsëri të madhe": kështu ka thënë Donald Trump në fjalimin e tij të betimit, duke pretenduar se është vënë nën presion nga ata që tentuan t’i mohojnë lirinë dhe edhe jetën, duke iu referuar tentativës së dështuar për atentat.
Republikani Donald Trump ka marrë zyrtarisht detyrën si president i 47-të I SHBA-ve.
"Epoka e artë e artë e Amerikës fillon tani. Që nga kjo ditë vendi do të lulëzoje dhe do të respetohet në të gjithë botën. Do të na kenë zili të gjitha kombet. Cdo ditë të administratës Trump do të vë gjithmonë Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të restaurohet siguria jonë dhe drejtësia do të vihet përsëri në vend. Përdorimi i Departamentit të Drejtësisë si armë do të përfudnojë. Priorteti ynë kryesor do të jetë një komb i lirë dhe krenar. Amerika do të jetë më e madhe e fuqishme dhe e jashtëzakonshme",-tha ai pas betimit.
Republikani Donald Trump është betuar si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Republikani James David Vance është betuar si nënpresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Joe Biden
Si akti i tij i fundit si president, Joe Biden fali vëllanë, motrën dhe kunetërit e tij, duke pretenduar se e bëri këtë për t'i mbrojtur ata nga "sulmet dhe kërcënimet e pandërprera" nga Donald Trump dhe aleatët e tij.
Ceremonia e betimit të Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, mblodhi bashkë njerëzit më të pasur.
Miliarderët amerikanë të teknologjisë, duke përfshirë Mark Zuckerberg, Lauren Sanchez, Jeff Bezos, Sundar Pichai dhe Elon Musk ishin në Kapitol gjatë betimit të Trump.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump sapo ka mbërritur në Capitol, por pas betimit ai ka planifikuar një sërë urdhrash ekzekutivë që do të hyjnë në fuqi. Ja një vështrim mbi disa prej tyre.
Migracioni
-Trump do të shpallë një emergjencë kombëtare në kufi për të dërguar më shumë trupa dhe burime njerëzore atje.
-Ai ka urdhëruar zyrtarët të rinisin ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.
-Republikanët synojnë të revokojnë të drejtën e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që janë ilegalisht në SHBA.
-Ai planifikon të rivendosë politikën e njohur si "Qëndro në Meksikë", e cila kërkon që emigrantët të presin në Meksikë për seancat e tyre të azilit.
Ekonomia
-Trump planifikon të shpallë një emergjencë kombëtare energjetike, që sipas tij do t’i lejojë vendit të prodhojë më shumë burime natyrore dhe të krijojë vende pune.
-Ai gjithashtu dëshiron të "ndalojë mandatin për makinat elektrike" dhe përpjekjet për të kufizuar zgjedhjen e konsumatorëve, sipas administratës së tij.
- Sipas Wall Street Journal, Trump planifikon të udhëzojë qeverinë të vlerësojë marrëdhëniet tregtare të SHBA-së me Kinën – por ende nuk ka në plan të vendosë tarifa të reja.
Diversiteti dhe gjinia
-Ai po planifikon një urdhër ekzekutiv që do të “përfundojë DEI [diversiteti, barazia dhe përfshirja] brenda qeverisë federale.”
-Një tjetër urdhër ekzekutiv do të "përcaktojë se është politikë e SHBA-së të njohë dy sekse - mashkull dhe femër - që nuk mund të ndryshohen
King Charles and Donald Trump, 2019
Mbreti Charles i ka dërguar një mesazh personal urimi Presidentit Trump për inaugurimin e tij, duke reflektuar mbi marrëdhëniet e qëndrueshme e të veçanta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, thotë Buckingham Palace.
Kjo është salla e Kongresit ku presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do të bëjë betimin.
Ish presidentët amerikanë Bill Clinton ( së bashku me bashkëshorten Hillary), George Bush (së bashku me bashkëshorten Laura) dhe Barack Obama, kanë mbërritur në Kapitol për inaugurimin presidencial të Donald Trump. Siç e kishte paralajmaruar, Michele Obama nuk ka marrë pjesë në betimin e presidentit republikan.
Bill Clinton, Hillary Clinton, George Bush dhe Laura Bush
Joe Biden dhe Donald Trump, 20 janar 2025
Donald Trump ka mbërritur në Kapitol, për inaugurimin e tij presidencial për mandatin e dytë. Ai hyri krah për krah me presidentin në largim Joe Biden.
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e ardhshëm të SHBA, Donald Trump për inaugurimin e tij.
Në një fjalim televiziv në këshillin e tij të sigurisë kombëtare, ai gjithashtu pranoi fteswn e Trump për të rifilluar kontaktet me Rusinë dhe vërejtjet e mëparshme të presidentit të zgjedhur për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë të tretë botërore.
“Sigurisht, ne e mirëpresim këtë qëndrim",- tha Putin.
Udhëheqësi i Kremlinit shtoi se ai është i hapur për dialog me administratën Trump për luftën në Ukrainë dhe se qëndrimi i tij është se atje "nuk duhet të ketë një armëpushim të përkohshëm", por më tepër një "paqe afatgjatë e bazuar në respektimin e interesave legjitime të të gjithëve". njerëzit dhe kombet që jetojnë në këtë rajon”.
“Natyrisht, ne do të mbrojmë interesat e Rusisë”, tha Putin.
Joe Biden dhe Donald Trump, 20 janar 2025
Presidenti Joe Biden dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump kanë hipur në të njëjtën limuzinë drejt Kapitolit për ceremoninë e betimit të republikanit.
Është traditë që presidenti në largim të shoqërojë presidentin e zgjedhur në Kongresin e SHBA për ceremoninë e betimit.
Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti argjentinas Javier Milei kanë mbërritur tashmë në Kapitol ku do të mbahet betimi, si dhe fjalimi i presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti Joe Biden pranoi se ka lënë një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, presidentin e zgjedhur Donald Trump.
I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse kishte shkruar një letër, Biden tha: "Po," megjithatë ai refuzoi të japë më shumë detaje.
“Kjo është mes Trump-it dhe meje,” tha ai, sipas raportimeve të gazetarëve.
Trump kishte lënë një letër në vitin 2021, të cilën Biden më vonë e përshkroi si "shumë bujare."
Në më pak se dy orë, republikani Donald Trump do të betohet në ndërtesën e Kapitolit për mandatin e tij të dytë presidencial.
Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin për publikun në Shqipëri, pamje ekskluzive nga afër ndërtesës ku do të inaugurohet Trump, ku siguria duket në nivelin maksimal.
Jill Biden, Joe Biden, Donald Trump dhe Melania Trump, 20 janar 2025
"Mirë se erdhe në shtëpi." Kështu Joe Biden e mirëpriti Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, sapo doli nga limuzina së bashku me bashkëshorten e tij Melania. Presidenti i zgjedhur dhe zonja e re e parë shtrënguan duart me presidentin në largim dhe gruan e tij Jill, të cilët i pritën për çaj në Shtëpinë e Bardhë.
Joe Biden dhe Jill Biden, 20 janar 2025
Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill, kanë bërë një selfie të fundit në Shtëpinë e Bardhë. "Të duam, Amerikë," ka shkruar presidenti në X.
One more selfie for the road. We love you, America. pic.twitter.com/71k46uGADV
— President Biden (@POTUS) January 20, 2025
Donald Trump
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka në plan një telefonatë me Putinin pas marrjes së detyrës.
CNN ka cituar burime që konfirmojnë se Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka informuar bashkëpunëtorët e tij se ka organizuar një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin pas marrjes së detyrës, për të diskutuar një takim mes tyre me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë.
Trump është zotuar edhe gjatë fushatës presidenciale se do të përfundonte luftën kundër Ukrainës sapo të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump dhe Melania largohen nga kisha St. John për në Shtëpinë e Bardhë, ku do të mirëpriten nga Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden. Trumpët dhe Bidenët do të pinë çaj së bashku përpara se të shkojnë në Kapitol për ceremoninë e betimit.
Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, presin për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Zotërinë e Dytë, Doug Emhoff.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është i pranishëm në ceremoninë e betimit të Donald Trump-it, pasi ka marrë një ftesë në minutën e fundit nga presidenti i zgjedhur. Stafi i kryetarit të bashkisë ka sqaruar se Adams synon të punojë me Trump-in "për të ndërtuar një qytet më të sigurt, më të fortë dhe më ekonomik."
Por, të pranishëm janë gjithashtu edhe Mark Zuckerberg, Rupert Murdoch dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Familja e Donald Trump ka mbërritur në kishën e Shën Gjonit në Uashington.
Siç shihet edhe nga fotot e publikuara të pranishëm janë Ivanka dhe Eric Trump së bashku me familjet e tyre.
Ndërkohë së shpejti priten të mbërrijë edhe presidenti i ardhshën dhe bashkëshortja e tij Melania.
Foto: Han Zheng dhe JD Vance
Udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk e ka pranuar personalisht ftesën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij, por Pekini ka ndërmarrë hapin e rrallë për të dërguar një zyrtar të lartë për t'iu bashkuar ceremonisë së betimit në Uashington.
Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng pritet të marrë pjesë në inaugurimin e së hënës pas takimit të dielën me zëvendëspresidentin e ardhshëm të SHBA-së, JD Vance, në një udhëtim që sipas mediave është një gjest i vullnetit të mirë, por potencialisht i rrezikshëm, pasi Pekini duhet të shmangë fërkimet e mëdha me Trump dhe kabinetin e tij të ardhshëm, raporton CCN.
Ndërsa Han është zyrtari më i lartë kinez që ka marrë pjesë në një inaugurim të SHBA-së, pozicioni i tij i zëvendëspresidentit është kryesisht simbolik brenda sistemit politik të Kinës. Autoriteti i vërtetë i takon Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të fuqishme të Partisë Komuniste në pushtet, nga i cili Han doli në pension në 2022.
/Do bejme lufte.Do tundim malet./Dhe fshati qeshet.Dhe bota tallet.Dhe vendi pyet c'vapor i solli? Ku ish gjer dje kjo fare sokoli?!/-Sh.Musarai.Nje ceremoni inagurimi e ngjashme me ate te Bonapartit (po te keni pare pikturen e famshme).U kurorezua nje autokrat i rrethuar nga autokrate te tjere,fashiste,ekstremiste e sanlepires frikacake.Tamam /epoka e arte/!!
PërgjigjuKeta perfaqesojne shumicen e popullit qe i votoi e cila cdo vit e me shume vazhdon te bjere ne injorance qe nuk ka kthim or teeeejjjjj
shyqyr qe u kthyen gjinit mashkull femer se na tmerruan maskarenjte e Biden me shoke,deviantet i ben normale dhe normalet i kthyen ne idiot,e ben ameriken qesharake si kurre me pare
PërgjigjuTa gezoje amerika Trumpin me gjinite meqe paskan ngelur ne pike te hallit or teeeejjjjj
Mbaje fort Noc Rrokun, Xhoni, se me shume s’do marresh nga Trumpi per kater vjet.
Po kur u be edhe Biden president edhe e bej qe jam nga Peqini
Përgjigju