Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se operacioni ushtarak amerikan në Iran ka bërë “përparime të mëdha” dhe se misioni është pothuajse i përfunduar.
Pas një takimi me republikanët në Kongres, Trump foli para gazetarëve në një konferencë për shtyp, ku theksoi se forcat amerikane kanë shkatërruar në masë kapacitetet ushtarake iraniane.
“Kemi bërë përparime të mëdha dhe misioni është pothuajse i përfunduar,” u shpreh ai, duke shtuar se “kemi shkatërruar plotësisht çdo forcë në Iran”.
Sipas presidentit amerikan, deri tani janë goditur më shumë se 5 mijë objektiva, përfshirë baza të prodhimit të dronëve, kapacitetet detare iraniane dhe infrastruktura që lidhet me programin e raketave.
Trump shtoi se kapaciteti raketor i Iranit është reduktuar ndjeshëm.
“Aftësia e tyre për raketa ka rënë në rreth 10%, ndoshta edhe më pak,” deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin! Izraeli valë të re sulmesh në Teheran











