Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA-të kërkojnë që Ngushtica e Hormuzit të jetë një rrugë-kalim i lirë për anijet tregtare, pa qenë nevoja për të paguar taksa.
Komentet Trump i bëri teksa u pyet nga gazetarët në SHBA, lidhur me situatën në Iran. I pyetur në lidhje me propozimin e Iranit për të vendosur taksa në Ngushticën e Hormuzit, Trump tha fillimisht: “Po e shqyrtojmë.”
“Ne kemi kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit, siç e dini, me bllokadën tonë. Bllokada ka qenë 100 % efektive. Askush nuk ka qenë në gjendje ta kalojë atë; është si një mur çeliku”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.
Siç raportuam më parë, marina e Gardës Revolucionare të Iranit tha se 31 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit.
“Ne e duam falas, nuk duam taksa. Është ndërkombëtare, është një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar ngushticës.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja për paqen SHA-Iran drejt finalizimit! Trump: Pa përgjigjet e duhura do t’i godasim! Pakistani ‘dërgon’ në Iran propozimet e fundit amerikane








