Trump s’heq dorë: Do kandidoj për president edhe nëse më dënojnë! Akt politik, sa të vij në pushtet do largoj Bidenin e korruptuar

Trump s’heq dorë: Do kandidoj për president edhe nëse më dënojnë! Akt politik, sa të vij në pushtet do largoj Bidenin e korruptuar

Donald Trump

Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gara presidenciale 2024, edhe nëse dënohet.

“Nuk do të dorëzohem kurrë”, tha ish-presidenti në një intervistë për Politico në bordin e avionit të tij.

"Unë nuk kam bërë asgjë të keqe," përsëriti ai. "Nuk jam akuzuar asnjëherë në jetën time. Tani dy herë në dy muaj është akt politik", ka përsëritur ai.

Madje ai ka bërë ‘planet’ e para që do të ndërmarrë nëse bëhet sërish President.

"Në vitin 2024 do të largoj Bidenin e korruptuar nga Shtëpia e Bardhë. Forcat e brendshme që duan të shkatërrojnë Amerikën janë më të forta se Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut së bashku", tha Trump të shtunën më 10 qershor në një konventë republikane në Columbus, në Gjeorgji. në daljen e tij të parë publike që nga aktakuza. Manjati u prezantua si "presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara".

Ndër të tjera, ai tha se të gjitha akuzat ndaj tij janë akte politike. Ai shprehet se me anë të akuzave kundërshtarët e tij politik duan të pengojnë fitoren e tij.

"Gjueti shtrigash, mashtrime, farsa. Të gjitha janë ndërhyrje politike", përsëriti më pas në lidhje me hetimin dhe aktakuzën kundër tij "Nuk mund të fitonin ndryshe, kush do t'i votonte?"- tha ai.

"Unë jam i vetmi kandidat i aftë për të mposhtur këtë regjim të korruptuar" përfundoi ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 12/06/2023 08:51

    Bravo leshverdhi. Ik boj gam gam dhe ne na ler Ivanken ta ledhatojme pak.

    Përgjigju
  • Ujku momlit: 12/06/2023 02:42

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah