Trump shpalli fitoren e zgjedhjeve në SHBA, vijnë urimet nga liderët botërorë! Netanyahu: Fillim i ri për Amerikën! Shefi i NATO-s: Lidershipi i tij do të jetë çelësi në mbajtjen fort të Aleancës

Trump shpalli fitoren e zgjedhjeve në SHBA, vijnë urimet nga liderët botërorë! Netanyahu: Fillim i ri për Amerikën! Shefi i NATO-s: Lidershipi i tij do të jetë çelësi në mbajtjen fort të Aleancës

Donald Trump

Republikani Donald Trump deklaroi se ka fituar garën presidenciale në SHBA kundër demokrates Kamala Harris, që do ta kthente sërish në Shtëpinë e Bardhë pas katër vjetëve. 

Shumë lider botërorë kanë përcjellë urimet e tyre.

"Urime për rikthimin më të madh të historisë! Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës", thotë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai shton: "Kjo është një fitore e madhe!"

Dhe kryeministri hungarez Viktor Orban thotë të njëjtën gjë: "Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-së! Urime Presidentit Donald Trump për fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën!"

Edhe kryeministri Edi Rama ‘ Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm’ shkruan Rama.

Edhe Vuçiç  e Osmani përcollën urimet e tyre.

Si kujtesë: Trump ka shpallur fitoren - por ai nuk ka arritur ende numrin e kërkuar të votave të kolegjit elektoral.  Deri tani Trump ka marrë 266 vota elektorale nga 270 që duhen ndërsa Kamala Harris ka 219 vota elektorale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:07
'Urime mikut tim Donald Trump', Erdogan mesazh në X: Periudhë e re pë popullin amerikan! Shpresoj të marrin fund luftërat

1730887717_erdogantrump.JPG

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar në X, presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë. Erdogan shpreson se marrëdhëniet me SHBA tani do të fuqizohen pas zgjedhjes së ‘mikut të tij’.

‘Uroj mikun tim Donald Trump, që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të fortë dhe u rizgjodh si president i SHBA-së.

Në këtë periudhë të re që do të filloj për popullin amerikan, shpresoj që marrëdhëniet Turqi-SHBA të fuqizohen, që krizat dhe luftërat globale dhe rajonale, veçanrësisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë të marrë fund. Besoj se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë.

Shpresoj se zgjedhjet të jenë të frytshme për miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë njerëzimin', shkruan Erdogan në X.

Ora 09:51
'Sapo urova Trump për zgjedhjen si president', Shefi i NATO-s Marc Rutte: Lidershipi i tij do të jetë çelësi në mbajtjen fort të Aleancës

1730883193_marcruutetrump.JPG

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se e ka uruar Trumpin për “fitore si president i SHBA-së”.

Rutte ka thënë se “udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s përmes një postimi në X.

 

Ora 09:45
Ndërhyrje në zgjedhjet amerikane? Ambasada ruse në SHBA e mohon: S'ka asnjë provë, të shpikura për t’u përdorur në luftën e brendshme politike

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara ka mohuar akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane, pasi autoritetet thanë se kërcënimet me bomba të shpikura ndaj stacioneve të votimit dukeshin se kishin origjinën nga Rusia.

FBI-ja konfirmoi se kërcënimet me bomba ndaj disa pikave të votimit në shtete të ndryshme mund të kishin buruar nga domainet e postave elektronike ruse. Megjithatë, FBI-ja tha se asnjë prej kërcënimeve nuk u përcaktua si e besueshme, megjithatë ato shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa pikave votimi.

Kjo ka ndodhur pas një vlerësimi të inteligjencës amerikane muajin e kaluar, sipas të cilit operativët rusë ishin pas një videoje të rreme që pretendonte të tregonte dikë duke shkatërruar fletëvotime të dërguara me postë në Pensilvani në fund të tetorit.

Ambasada ruse në Uashington tha se akuzat amerikane ishin pa baza.

"Shpifje dashakeqëse. Shpikur për përdorim në luftën politike të brendshme të Shteteve të Bashkuara. Nuk ka marrë asnjë provë në kontaktet e saj me zyrtarët amerikanë ose edhe ndonjë kërkesë lidhur me historinë që po promovon shtypi" dhe akuzoi autoritetet dhe mediat amerikane për "histeri" lidhur me informacionet e rreme të pretenduara ruse në lidhje me zgjedhjet’, tha ambasada në deklaratat e saj, të raportuara nga agjencia e lajmeve shtetërore RIA Novosti.

Edhe sekretari i shtypit i presidentit rus, Dmitry Peskov, ka mohuar disa herë çdo ndërhyrje zgjedhore nga Moska, duke thënë se akuzat ishin "plotësisht të pabaza," sipas RIA Novosti.

Ora 09:44
'Italia dhe SHBA janë kombe motra', Meloni uron Donald Trump: Aleancën e palëkundur do ta forcojmë edhe më shumë

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar në X presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Meloni thekson se Italia dhe SHBA janë kombe ‘motra’ dhe kanë një aleancë të palëkundur. Meloni shton se këtë aleancë me Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta forcojë më shumë.

'Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump.

Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.

Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President', shkruan Meloni në X.

Ora 09:36
'Gati për të punuar bashkë siç bëmë 4 vite', Macron shkruan në X për fitoren e Trump: Me bindjet tuaja dhe të miat, për më shumë paqe dhe prosperitet

1730882305_macrondhetrump.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar përmes një postimi në X, presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump i cili rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Macron shkruan se është gati për të punuar me Trump megjithëse bindjet e tyre mund të jenë të ndryshme.

'Urime President @realDonaldTrump.

Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet', shkruan Macron në X.

Ora 09:34
Zelensky uron Trump: Shpresojmë të sjell paqe për Ukrainë, presim epokën e një Amerike të fortë

1730882627_volodymirzeklensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një postimi në X, ai shkruan se shpreson që me zgjedhjen e Trump, të vijë edhe paqja në Ukrainë.

“Më kujtohet takimi ynë i shkëlqyer me Presidentin Trump në shtator, ku diskutuam në detaje partneritetin strategjik SHBA-Ukrainë, Planin e Fitores dhe mënyrat për t'i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. Vlerësoj përkushtimin e Presidentit Trump ndaj qasjes “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që mund të sjellë paqen e drejtë në Ukrainë. Shpresoj që do ta vëmë në zbatim së bashku. Presim një epokë të një Amerike të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara. Me padurim pres të uroj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutojmë mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara”, tha Zelensky në X.

Ora 09:31
'Mezi pres të punoj me administratën e re', Osmani mesazh në X për fitoren e Trump: SHBA, partnere e palëkundur dhe e domosdoshme e Kosovës

1730881961_osamnidhetrump.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka uruar republikanin Trump dhe kandidatin e tij për nënpresident, Vance për fitore si “president dhe nënpresident të Shteteve të Bashkuara”.

“Shtetet e Bashkuara mbesin partnere të palëkundura dhe të domosdoshme të Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re, dhe të thellojmë lidhjet tona unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/11/2024 10:04

    Tani qe fitoj keta kur..t qe benin fushate kundra Trump po i lepihen si lavire sepse karakteri i tyre eshte i tille , do zoti ky i mbyll keto konfliktet dhe te jetoj bota ne paqe

    Përgjigju
  • nari: 06/11/2024 09:52

    ta hongsha zemren o trump

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Trump shpalli fitoren e zgjedhjeve në SHBA, Berisha: Amerikanët votuan për shpëtimin e vendit nga mafia e George Soros! Republikanët partia simotër e jona

Trump shpalli fitoren e zgjedhjeve në SHBA, Berisha: Amerikanët votuan për shpëtimin e vendit nga mafia e George Soros! Republikanët partia simotër e jona