Kandidati për President të SHBA, Donald Trump nuk kursen nga akuzat e tij të përditshme as kreun e Partisë Republikane, Paul Ryan. 

Trump ka shkruar në rrjetin social Tëitter se udhëheqësi i republikanëve është një figurë e padobishme. 

"Udhëheqësi ynë, Paul Ryan, është shumë i dobët dhe joefektiv", shkruan Trump.

Sulmi erdhi pas deklaratës së Ryan, i cili tha se ai nuk do ta mbronte Trump gjatë kësaj fushate. 

Ndërkohë sondazhet e nxjerrin atë përsëri prapa Clinton në garën presidenciale në SHBA. Trump humbi edhe debatin e dytë televiziv me rivalen demokrate, Hillary Clinton, duke zbritur kështu disa pikë në garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë. 

donald trump
(Postimi në Twitter i Donald Trump)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com