Sipas mediave të huaja, Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Trump nënçmoi politikanin duke e quajtur si një guvernator “mesatar”, që i mungonte “besnikëria”.
DeSantis fitoi në zgjedhjet e të martës, duke i dhënë më shumë shpresë partisë republikane. Ai pritet si kandidati kryesor për emërimin e partisë republikane në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.
Ish-presidenti, i cili ka mbështetje ne bazën e partisë do të ishte një kundërshtar i frikshëm për DeSantis, ose çdo republikan tjetër që guxon ta sfidojë atë.
Në një deklaratë Trump e konsideroi guvernatorin e Floridës si një peshë të lehtë politike, i cili kishte ardhur tek ai “në formë të dëshpëruar” kur kandidoi për mandatin e tij të parë në detyrë në 2017.
Lajmi kryesor: