Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti 'të tmerrrshëm' Papa Leone XIV mbrëmjen e djeshme në një sulm të pazakontë dhe të drejtpërdrejtë ndaj liderit të Kishës Katolike, që ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga besimtarët dhe institucionet kishtare.
Pas kësaj deklarate në një konferencë për shtyp presidenti amerikan tha se nuk do t’i kërkoj falje Papës
"Nuk i kërkoj falje Papës; ai gabon për disa gjëra, nuk do ta bëj, sepse Papa Leone tha gjërat e gabuara. Ai ishte shumë kundër asaj që po bëj në lidhje me Iranin, dhe nuk mund të kesh një Iran bërthamor. Papa Leone nuk do të ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Do të kishte qindra miliona vdekje, dhe kjo nuk do të ndodhë. Kështu që unë nuk mundem; mendoj se ai është shumë i dobët në krim dhe çështje të tjera", tha ai.
Për deklaratën e djeshme këtë mëngjes erdhi përgjigjja e vetë Papa Leones, i cili në një intervistë për Reuters tha se “nuk kam frikë nga Trump, do të vazhdoj të flas kundër luftës. Mesazhi i Ungjillit nuk duhet të keqpërdoret.”
“Unë, flas për Ungjillin. Nuk jam politikan. Nuk kam ndërmend të bëj debat me të. Mesazhi është gjithmonë i njëjtë: paqja. Dhe ua them këtë të gjithë liderëve të botës. Le të përpiqemi ta përfundojmë këtë luftë. Nuk mendoj, që mesazhi i Ungjillit duhet të keqpërdoret siç po bëjnë disa", tha ai.
Katolikët në rrjetet sociale reaguan duke kritikuar Trumpin për sulmin ndaj liderit të Kishës. Ndërkohë, kryeipeshkvi Paul S. Coakley, president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të SHBA-së, u shpreh i trishtuar nga deklaratat e Trumpit. “Papa Leone nuk është rival i tij; as Papa nuk është politikan. Ai është përfaqësuesi i Krishtit që flet nga e vërteta e Ungjillit dhe për kujdesin e shpirtrave,” tha ai në një deklaratë zyrtare.
Robert Francis Prevost, me origjinë nga Çikago, është Papa i parë amerikan. Trump ka pretenduar se ai është zgjedhur pikërisht sepse është amerikan, madje edhe sepse në Shtëpinë e Bardhë është kthyer vetë ai: “Leone duhet të më jetë mirënjohës sepse, siç dihet, emërimi i tij ishte një surprizë e madhe. Nuk figuronte në asnjë listë kandidatësh dhe u zgjodh vetëm sepse është amerikan, sepse mendohej se kjo ishte mënyra më e mirë për të menaxhuar marrëdhënien me presidentin Donald J. Trump. Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leone nuk do të ishte në Vatikan,” deklaroi ai.
I njohur për kujdesin në gjuhë, Papa në javët e fundit është bërë kritik i hapur i konfliktit në Iran dhe ka dënuar “çmendurinë e luftës” në një apel për paqe të shtunën. Vitin e kaluar ai kishte vënë në dyshim nëse politikat shumë të ashpra migratore të administratës Trump ishin në përputhje me mësimet e Kishës. “Kush thotë: ‘Jam kundër abortit, por jam dakord me trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në SHBA’, nuk e di nëse është vërtet pro-jetës,” kishte thënë Papa në shtator.
Trump në postimin e tij të së dielës shkroi se “Leone duhet të marrë veten si Papë”, duke shtuar për gazetarët se nuk ishte “një fans i madh” i tij. Ai lavdëroi ndërkohë vëllain e Papës, të cilin e quajti një mbështetës të vërtetë të lëvizjes MAGA. Sulmi i Trumpit e akuzoi gjithashtu Leonen se ishte “i dobët në çështjen e armëve bërthamore”, pak ditë pasi Papa e kishte cilësuar “plotësisht të papranueshme” kërcënimin e presidentit amerikan për të shkatërruar qytetërimin iranian.
Në një fjalim për të Dielën e Palmave muajin e kaluar në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë kishte theksuar se Zoti i refuzon lutjet e liderëve që nisin luftëra dhe kanë duar “të lyera me gjak”, duke e quajtur konfliktin në Iran “të tmerrshëm”. Leone XIV gjithashtu i ka bërë thirrje Trumpit të gjejë një “rrugëdalje” për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të “ulur nivelin e dhunës”.
Thirrja e tij për një qasje më humane ndaj emigracionit pasqyron qëndrime të shprehura edhe nga disa paraardhës të tij, por që bien ndesh me qëndrimin e Trumpit, i cili mbështet kufizimin e emigracionit nga vendet në zhvillim për të ulur kriminalitetin. “Ai është një person shumë liberal dhe nuk beson në ndalimin e krimit,” u tha Trump gazetarëve të dielën në mbrëmje. Ai ka pasur gjithashtu një marrëdhënie të tensionuar me paraardhësin e Leones, Papa Françeskun, i cili kishte kritikuar propozimet e tij për imigracionin gjatë fushatës së parë presidenciale dhe kishte thënë se Trump nuk ishte “i krishterë”. Trump e kishte quajtur Françeskun “turpërues” në fillim të vitit 2016.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dënuar ashpër deklaratat e Donald Trump ndaj Papa Leone XIV, duke i cilësuar ato “të papranueshme”.
“E konsideroj të papranueshme gjuhën e përdorur nga Presidenti Trump ndaj Atit të Shenjtë. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftën”, u shpreh ajo në një reagim zyrtar.
Reagimi i Melonit nuk është i vetmi.
Presidenti Sergio Mattarella vlerësoi mesazhet e Papës për paqe dhe unitet, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të kapërcyer ndarjet.
Edhe lideri i Lega-s Matteo Salvini u shpreh se Papa është një udhëheqës shpirtëror për miliarda besimtarë dhe se sulmet ndaj tij “nuk janë të dobishme”.
Ndërkohë, kryetarja e Partisë Demokratike Elly Schlein i cilësoi deklaratat e Trump si “akt shumë të rëndë”, duke theksuar se ato tregojnë arrogancë dhe mungesë tolerance ndaj zërave të lirë.
Në të njëjtën linjë edhe Maurizio Lupi, i cili shprehu solidaritet të plotë me Papën dhe mbështetje për mesazhet e tij për dialog dhe paqe.

Donald Trump ka deklaruar se nuk do t’i kërkojë falje Papa Leone XIV, pas përplasjes së fundit mes tyre lidhur me Iranin.
Deklarata erdhi pasi Papa kritikoi kërcënimet e presidentit amerikan ndaj Iranit, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të Trump.
"Nuk i kërkoj falje Papës; ai gabon për disa gjëra, nuk do ta bëj, sepse Papa Leone tha gjërat e gabuara. Ai ishte shumë kundër asaj që po bëj në lidhje me Iranin, dhe nuk mund të kesh një Iran bërthamor. Papa Leone nuk do të ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Do të kishte qindra miliona vdekje, dhe kjo nuk do të ndodhë. Kështu që unë nuk mundem; mendoj se ai është shumë i dobët në krim dhe çështje të tjera", u shpreh Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Imzot Gjergj Meta, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, ka reaguar pas sulmit të Trump kundrejt Papa Leone XIV. Ai thekson se Papa nuk flet me forcën e armëve, por me brishtësinë e fjalëve. Më tej shprehet se përgatitja e paqes është logjika fituese për të pasur paqe dhe kjo e fundit ka qenë fjala e parë e Atit të Shenjtë qëkur u zgjodh në krye të Vatikanit.
“Papa Leoni XIV, një zë i brishtë si vetë Fjala e Zotit …
Papa Leoni XIV ka qenë dhe është i qartë njësoj si Papa Gjoni XXIII me “Pacem in terris” apo si Pali VI me “Populorum progressio” e ashtu si Gjon Pali II që ngriti zërin kundër luftës në Irak, si Papa Benedikti e Papa Françesku që foli kundër ngritjes së mureve dhe luftës ku humbin të gjithë.
Nuk mundej Leoni të ishte ndryshe nga paraardhësit e tij e me siguri nuk mund të shkonte kundër Ungjillit të Ngjalljes ku fjala e parë e Krishtit të ngjallur është “Shalom, Selam, Paqe”.
Sigurisht fjalët e Papës Prevost nuk mund të jenë të pranueshme për gjithkënd, sidomos për ata që mendojnë se paqja vjen vetëm nëpërmjet luftës. Si vis pacem para bellum (nëse do paqen përgatit luftën) është një logjikë gjithmonë humbëse për njerëzimin. Si vis pacem para pacem (nëse do paqen përgatit paqen): kjo është logjika fituese edhe pse ajo më e vështira, por më e sigurta.
Fjalët e Papa Leonit, qysh në minutat e parë të pontifikatit të tij me 8 maj të vitit të kaluar, kanë qenë për një “paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse”. Nuk mund të ishte ndryshe në kontekstin aktual të një lufte absurde, ashtu sikurse është absurde edhe ajo në Ukrainë, Palestinë, Liban, Sudan e në shumë vende të tjera. Ashtu sikurse është absurde çdo luftë.
Papa Leoni flet në emër të Ungjillit e në emër të viktimave dhe popujve që vuajnë pasojat e një obeziteti të egos së të fuqishmëve të kësaj bote. E thotë pa frikë e pa drojë, sepse e beson dhe ka këtë mision.
Kushdo shikon te Papa Leoni një “të dobët”, një zë kundër logjikës së luftës, ka të drejtë. Ai nuk flet me forcën e armëve, por me brishtësinë e fjalës, sepse fjala është e çarmatosur, por më e mprehtë se një shpatë dytehëshe.
E bota sot ka nevojë për këtë zë moral e shpirtëror universal edhe kur është kundër të fuqishmëve të botës. Ai, dhe të gjithë ne bashkë me të, nuk duhet të reshtim të kërkojmë ndalimin e luftës dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Ashtu sikurse edhe Papa Leoni XIV tha, u kërkojmë të gjithë udhëheqësve të popujve edhe atyre në Shqipëri, që të jenë faktorë të paqes në botë e në rajon. Me luftën humbim të gjithë, me paqen fitojmë të gjithë”, përfundon reagimi.

Papa Leone XIV tha për Reuters se “s’ka frikë dhe do të vazhdojë të flasë kundër luftës”, pas sulmit të drejtpërdrejtë të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ndaj liderit të Kishës të 1.4 miliardë besimtarëve katolikë.
Në komentet e dhëna në bordin e avionit papnor gjatë udhëtimit drejt Algjerisë, ku Papa po nis një turne 10-ditor në katër vende afrikane, ai tha gjithashtu se mesazhi i krishterë po “keqpërdoret”.
“Nuk dua të hyj në debat me të,” tha Papa Leoni për Reuters. “Mesazhi është gjithmonë i njëjti: paqja. Dhe këtë ua them të gjithë udhëheqësve të botës: le të përpiqemi t’i japim fund kësaj lufte. Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit është menduar të keqpërdoret në mënyrën si po bëjnë disa njerëz.”

Vatikani ka reaguar pas sulmeve të presidentit Donald Trump kundrejt Papa Leone XIV. Në një postim në X, prifti Antonio Spadaro shkruan:
“Donald Trump shënjestron Papa Leone XIV dhe në këtë mënyrë zbulon një shqetësim më të thellë. Kur pushteti politik kthehet kundër një zëri moral, shpesh kjo ndodh sepse nuk mund ta përballojë atë. Trump nuk e diskuton Leonen; ai i lutet të kthehet në një gjuhë që ai mund ta kontrollojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, që nuk mund të shndërrohet në gramatikën e forcës, sigurisë apo interesit kombëtar”, thotë Spadaro.
“Në këtë kuptim, sulmi është një deklaratë impotence. I paaftë për të përthithur atë zë, pushteti përpiqet ta delegjitimojë atë. Megjithatë, duke vepruar kështu, ai pranon në mënyrë të nënkuptuar peshën e tij. Nëse Leone do të ishte i parëndësishëm, nuk do të meritonte asnjë fjalë. Përkundrazi, ai përmendet, emërohet, kundërshtohet, një shenjë se fjalët e tij kanë rëndësi.
Këtu shfaqet forca morale e Kishës. Jo si një kundërfuqi, por si një hapësirë në të cilën pushteti gjykohet nga një standard që nuk e kontrollon. Leone nuk përgjigjet në terrenin e polemikës dhe pikërisht për këtë arsye mbetet jashtë mundësive të saj. Ai është i lirë. Dhe kjo liri, e paarmatosur dhe çarmatosëse është ndoshta ajo që shqetëson më shumë. Njëkohësisht, ajo që ka më shumë rëndësi”, përfundon ai.
Donald J. #Trump targets #PopeLeo XIV—and in doing so, reveals a deeper unease. When political power turns against a moral voice, it is often because it cannot contain it. Trump does not argue with Leo; he implores him to return to a language he can control. But the Pope speaks… pic.twitter.com/X7kesOFAiY
— Antonio Spadaro (@antoniospadaro) April 13, 2026
Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leone XIV në një postim në Truth Social.
“Është i dobët përballë kriminalitetit dhe i tmerrshëm në politikën e jashtme. Flet për frikën ndaj administratës Trump, por nuk përmend frikën që Kisha Katolike dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera përjetuan gjatë COVID-19, kur priftërinj, shërbyes fetarë dhe të tjerë arrestoheshin për shkak të kremtimit të shërbesave fetare”, ka shkruar ai.
“Preferoj shumë më tepër vëllain e tij Louis sepse është plotësisht MAGA. Ai e ka kuptuar gjithçka. Nuk dua një Papë që e konsideron të pranueshme që Irani të zotërojë armë bërthamore”, u shpreh Trump më vonë para gazetarëve. “S’jam fans i tij.”
Presidenti amerikan deklaroi se Papa Leone “duhet të jetë mirënjohës”, duke pretenduar se emërimi i tij ishte i papritur dhe se nuk figuronte mes kandidatëve të mundshëm. Sipas tij, zgjedhja u bë sepse ishte amerikan dhe shihej si një mënyrë për të menaxhuar marrëdhëniet me presidentin amerikan.
“Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leone nuk do të ishte në Vatikan”, ka shtuar Trump.

Komente











IRANI JA BERI amerikes rrup-sup.....
PërgjigjuA është këthyer në të kundërtën ajo shprehia e dikurshme që:Izraeli është kobure në duart e U.S.A ?.
PërgjigjuHiqni retoriken do shkaterrojme Izraelin, se perfunduat nga kercenues ne viktime te ketij kercenimi.Nje fije ju ndan ju iraniane nga shkaterrimi, prandaj nderroni retorike. Nuk ka çfar tju beje as Papa.
PërgjigjuFakti tregon qe Irani duhet te jete SI koreja ose rusia me arme berthamore qe tr mos I cajne me ner llafit ate gjenen.ka qe ne 94 qe netanjahu thot te njejten gje..per 2 jave Kane bomben