Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, 23 janar 2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar planin e tij për të bërë uljen më të madhe të taksave në historinë e vendit, duke ofruar një mundësi të paprecedentë për bizneset që zgjedhin të prodhojnë brenda SHBA-së. Përmes një lidhje me video-call gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Trump deklaroi:
"Mesazhi im për çdo biznes në botë është i qartë: ejani këtu për të prodhuar dhe ne do t’ju ofrojmë ndër taksat më të ulëta në botë. Nëse nuk e bëni këtë, që është e drejta juaj, atëherë thjesht do të duhet të paguani tarifa doganore që do të sjellin qindra miliarda dollarë në ekonominë tonë, duke e forcuar atë."
Ulja e taksave nga 21% në 15% për prodhuesit amerikanë
Trump theksoi gjithashtu se administrata e tij do të ulë normën e tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga 21% në 15% për kompanitë që prodhojnë në SHBA.
"Këto do të jenë taksat më të ulëta ndër të gjitha ekonomitë kryesore botërore," tha ai.
Kritika për bankat dhe mbështetje për konservatorët
Gjatë një bashkëbisedimi në Davos, Trump kritikoi drejtpërdrejt drejtuesin e Bank of America, Brian Moynihan, duke e nxitur atë dhe bankat e tjera të hapin dyert për konservatorët.
"Ajo që po bëni është e gabuar," tha Trump, duke nënvizuar se bankat duhet të ofrojnë qasje të drejtë për të gjithë.
Prioritetet e Trump: Punësimi dhe lufta kundër inflacionit
Përgjigjur një pyetjeje nga Moynihan, Trump përsëriti angazhimin e tij për të ulur inflacionin dhe për të krijuar vende pune, duke theksuar se administrata e tij po punon për ta bërë Amerikën destinacionin kryesor për prodhimin global.
Me këtë strategji, Trump synon jo vetëm të forcojë ekonominë amerikane, por edhe të rrisë konkurrencën dhe investimet brenda vendit.
Lajmi kryesor: