Nuk i ndal provokimet kandidati republikan Donald Trump duke vijuar të sulmojë rivalen e tij demokrate Hillary Clinton. Manjati i pasurive të patundshme gjatë një takimi në Miami ka kërkuar që shërbimet secrete të ish sekretares Clinton të çarmatosen.

“T'u heqim armët, ajo nuk i do armët. T'ua heqim dhe të shohim se çdo të ndodhë” u shpreh Trump.Të dy kandidatët po mbrohen prej muajsh nga shërbimet sekrete, por sulmet e Trump mbi sigurine e Clinton  kanë sjellë me vete një sërë denoncimesh nga aleatët e Clinton

Kanddidati republikan ka vijuar akuzat edhe ndaj presidentit Obama duke u shprehur se nëse zgjidhet president do të anullojë aksionet e ndërtimit të besimit me Kubën deri në momentin që qeveria e Kastros nuk lejon lirinë e besimit fetar dhe nuk liron të burgosurit politik.


Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)