Irani është afruar më shumë me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, por ende jo mjaftueshëm për çështjen bërthamore, deklaroi Donald Trump, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale.
"Ata kanë bërë një rrugë të gjatë. Pyetja është nëse është e mjaftueshme apo jo. Tani për tani, nuk do të ketë një marrëveshje nëse ata nuk bien dakord të heqin dorë nga armët bërthamore", deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se negociatat janë duke vazhduar. Negociatat mund të vazhdojnë nëpërmjet telefonit, pa pasur nevojë të dërgohet personel në Pakistan, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Trump paralajmëron Iranin për sulme: Merrni masa, do të vijojmë me bllokadën në Hormuz! Pentagoni: Lufta me Iranin na ka kushtuar 25 miliardë dollarë









