Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka thënë se deklarata e Donald Trump se nuk do të përdorë forcën për të marrë Groenlandën ishte pozitive, edhe pse presidenti amerikan nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij për të blerë ishullin.
Lars Lokke Rasmussen u tha gazetarëve problemi është ende aty, sa i takon zotërimit të ishullit.
“Ajo që është e qartë pas këtij fjalimi është se ambicia e presidentit për të zotëruar Groenlandën mbetet e paprekur. Është, veçmas, pozitive që thuhet se forca ushtarake nuk do të përdoret, por kjo nuk e zhduk problemin. Sfida është ende aty.”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Trump në Forumin Ekonomik të Davosit: Europa, jo në drejtimin e duhur! Nuk e marr Groenlandën me forcë, duam negociata për ta blerë ishullin










