Trump ‘trondit’ Uashingtonin, prezantuesi i Fox News emërohet Sekretar i Mbrojtjes! Pentagoni në shok nga shefi i ri

Trump ‘trondit’ Uashingtonin, prezantuesi i Fox News emërohet Sekretar i Mbrojtjes! Pentagoni në shok nga shefi i ri

Pete Hegseth dhe Donald Trump

Prezantuesi i kanalit Fox News, Pete Hegseth, pritet të emërohet si Sekretar i Mbrojtjes.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëri këtë zgjedhje, duke emëruar një ish-ushtarak dhe drejtues televiziv si shefin e ri të Pentagonit.

Ky veprim befasoi Uashingtonin i cili priste një kandidat me përvojë ligjvënësi ose një profesionist në politikën e mbrojtjes.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe analistët e mbrojtjes ishin të përgatitur për surpriza nga Trump, por njoftimi për emërimin e Pete Hegseth, prezantues në Fox News dhe veteran i dekoruar i ushtrisë, i kapi ata në befasi.

“Hegseth nuk u shfaq si një kandidat kryesor për sekretarin e mbrojtjes deri të hënën”, tha një këshilltar i Trump, me drejtuesin e Fox News që intervistoi për rolin gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë një interviste Eric Edelman, një ish-zyrtar i lartë në Pentagon u shpreh se zgjedhja lidhet me rëndësinë që Trump i kushton besnikërisë në vlerësimin e bashkëpunëtorëve. Madje sipas Edelman duket se një nga kriteret kryesore për emërimet është sa mirë e mbrojnë Trumpin në televizione personat që u besohet posti.

Ndërkohë një nga reagimet më të ashpra erdhi nga një lobist i industrisë së mbrojtjes, që preferoi të mbetej anonim.

“Kush dreqin është ky djalë?” tha ai, duke shprehur zhgënjimin që nuk u përzgjodh dikush me përvojë të gjerë në fushën e mbrojtjes.

Gjatë mandatit të parë të tij, Trump pati përplasje me sekretarët e mbrojtjes dhe, duke gjykuar nga retorika e tij e fushatës, disa frikësohen se ai mund të fillojë një ndryshim të shpejtë dhe përçarës në Pentagon në mandatin e tij të dytë.

Në fund të mandatit të tij të parë, Trump urdhëroi gjithashtu tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Gjermania, diçka që Pentagoni nuk ishte në gjendje ta arrinte në kohën e shkurtër që i kishte mbetur në detyrë.

Kthimi i Trump pritet të shoqërohet me anulimin e disa politikave të administratës së Biden, si ndalimi i trupave transgjinore, përfundimi i politikave për udhëtimet e lidhura me abortin, dhe kufizimi i programeve të diversitetit.

Emërimi i Hegseth ngjalli reagime të forta, veçanërisht nga organizatat e veteranëve. Paul Rieckhoff, themeluesi i Veteranëve të Pavarur të Amerikës, e përshkroi atë si “kandidati më pak i kualifikuar për Sekretarin e Mbrojtjes në historinë amerikane”.

Gjatë mandatit të parë të Trump, Hegseth kishte një rol të rëndësishëm në ndërhyrjet e presidentit në sistemin e drejtësisë ushtarake për të falur ushtarët e dënuar për krime lufte.

Emërimi i tij pritet të jetë në qendër të vëmendjes gjatë seancës së konfirmimit në Senat, ku personaliteti i tij luftarak dhe opinionet e tij për çështjet e sigurisë kombëtare do të përballen me pyetje të vështira. Në një podcast së fundmi, Hegseth kritikoi programet e diversitetit në ushtri.

Frika se Trump mund të përdorë kompetencat e tij si komandant i përgjithshëm për të spastruar gjeneralët e lartë ose nëpunësit civilë dhe për të politizuar Pentagonin u shtua më tej nga komentet e Hegseth. Ai ka konfirmuar se mund të largojë liderët ushtarakë që kanë mbështetur programe të diversitetit dhe përfshirjes në Departamentin e Mbrojtjes.

Reagimet në Capitol Hill ishin të ndryshme. Ndërsa disa republikanë, si senatori Mike Rounds, treguan gatishmëri për të shqyrtuar më shumë rreth kandidaturës së Hegseth, të tjerë, si përfaqësuesi demokrat Adam Smith, shprehën shqetësim për mungesën e përvojës së tij në politikën e mbrojtjes. Smith tha se ishte i shqetësuar se si një Sekretar i Mbrojtjes pa marrëdhënie të forta me aleatët ndërkombëtarë do të përballonte sfidat globale të SHBA-së.

Pavarësisht kritikave, disa e shohin zgjedhjen e Hegseth si një përpjekje për të sjellë reforma në Pentagon. Përfaqësuesi Mike Waltz, i cili do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare, e cilësoi zgjedhjen si një hap drejt reformës reale në Pentagon. Max Bergmann, një ish-zyrtar i administratës së Obamës, e përshkroi emërimin si “befasues” dhe theksoi nevojën që Senati të shqyrtojë me kujdes kualifikimet e tij. 

Ndërkohë ish-deputeti i GOP Adam Kinzinger shkruajti në mediat sociale se zgjedhja e Trumpit për Pete Hegseth është marrëzia më qesharake, shkruan Politico.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’